Kategoria: Bota
Autori: X.Tafa
  Koha për lexim: 4 Minuta

Turma njerëzish mblidhen në Teheran për funeralin e komandantit të vrarë

Mijëra persona kanë dalë nëpër rrugët e kryeqytetit iranian, Teheran për të përcjellë funeralin e komandantit të vrarë ushtarak, Qasem Soleimani.

Soleimani është vrarë në një sulm amerikan me dron në Irak të premten, me urdhër të presidentit amerikan, Donald Trump.

Lideri Suprem i Iranit, Ayatollah Khamenei ka udhëhequr besimtarët dhe në një moment është parë duke i rrjedhë lotët.

Irani është zotuar se do të “hakmerret ashpër” për vdekjen e Soleimanit.

Komandanti Soleimani, 62-vjeçar, i cili ka drejtuar operacionet ushtarake në Lindje të Mesme është konsideruar terrorist nga Shtetet e Bashkuara.

Presidenti Trump ka thënë se Soleimani ka qenë duke bërë komplot për sulme kundër diplomatëve dhe personelit amerikan në Irak dhe vende tjera të rajonit.

Çfarë ka ndodhur në funeralin e Soleimanit?

Televizioni shtetëror iranian ka shfaqur turma të mëdha njerëzish në Teheran ditën e hënë. Soleimani është nderuar si hero kombëtar, meqë në Iran është konsideruar njeriu i dytë më i fuqishëm pas liderit suprem, Khamenei.

Njerëzit janë parë duke qarë, dhe duke mbajtur fotografi të komandantit të vrarë.

Shumë njerëz kanë ecur afër arkivolit të tij dhe kanë bërtitur “Vdekje Amerikës”.

Vajza e komandantit, Zeinab Soleimani ka paralajmëruar Shtetet e Bashkuara për “ditë të zeza” për vrasjen.

“Trumpi i çmendur mos mendoni se gjithçka ka përfunduar me rënien dëshmor të babait tim”, ka thënë ajo.

Pas ceremonisë së funeralit të së hënës, mbetjet e gjeneralit do të dërgohen në Qom, në një nga qendrat e islamit shiit, para se ai të varroset në vendin e tij të lindjes, në Kerman të martën.

Kur ka vizituar anëtarët e familjes së Soleimanit në Teheran, presidenti iranian, Hassan Rohani ka thënë: Amerikanët nuk e kuptojnë se çfarë gabimi të madh kanë bërë”.

“Hakmarrja për gjakun e tij do të bëhet atë ditë kur Amerika do të largohet përgjithmonë nga ky rajon”.

Si është përgjigjur Irani ndaj vrasjes?

Të dielën, Irani ka thënë se nuk do të veprojë më sipas kufizimeve të marrëveshjes bërthamore që ky shtet ka nënshkruar me fuqitë botërore më 2015.

Marrëveshja parasheh kufizim të aktivitetit bërthamor të Iranit në këmbim me heqje të sanksioneve ndërkombëtare.

Mirëpo në një deklaratë, Irani ka thënë se nuk do të ndjekë kufizime në pasurim, nivelet e pasurimit, stokun e materialit të pasuruar, hulumtimin apo zhvillimin.

Tri vende evropiane, që janë pjesë e marrëveshjes, Gjermania, Franca dhe Mbretëria e Bashkuar i kanë bërë thirrje Iranit që të zbatojë kushtet e marrëveshjes.

Të dielën, ligjvënësit irakianë kanë miratuar një rezolutë jo të detyrueshme, që bën thirrje për largimin e trupave të huaja nga Iraku, pas vrasjes së Soleimanit në rrugëtimin e tij drejt aeroportit të Bagdadit të premten.

Kryeministri në shkuarje i Irakut, Adil Abdul-Mahdi ka mbrojtur rezolutën për largim të trupave të huaja nga ky shtet.

“Prezenca e trupave të huaja që kryejnë detyra luftarake në Irak nuk duhet të lejohet. Kanë kaluar më shumë se dy vjet prej kur është shpartalluar grupi militant, Shteti Islamik andaj Qeveria irakiane duhet të miratojë një rezolutë detyruese për zvogëlim të numrit të trupave të huaja me qëllim të dhënies fund të prezencës së tyre në territorin irakian”, është shprehur ai, transmeton rel.

Aktualisht në Irak janë rreth 5,000 trupa amerikane, në kuadër të koalicionit ndërkombëtar për luftim të grupit militant, Shteti Islamik.

Si ka reaguar presidenti Trump?

Pas paralajmërimeve të Iranit, Trump ka thënë se Shtetet e Bashkuara do të përgjigjen në rast të hakmarrjes për vdekjen e Soleimanit mbase edhe në mënyrë “joproporcionale”.

Ai ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë të gatshme të godasin 52 zona iraniane dhe do “sulmojnë shumë shpejt dhe shumë ashpër” nëse Teherani sulmon amerikanët apo asetet e SHBA-së.

Presidenti Trump po ashtu ka kërcënuar me sanksione të ashpra kundër Irakut nëse dëbon trupat amerikane.

“Ne kemi atje një bazë ajrore jashtëzakonisht të shtrenjtë. Ka kushtuar miliarda dollarë për ta ndërtuar. Ne nuk do të largohemi përveç nëse ata na paguajnë për bazën”, u ka thënë ai gazetarëve.

Sekretari amerikan i Shtetit, Mike Pompeo ka mbrojtur të dielën veprimet e presidentit Trump dhe ka nisur paralajmërime tek Irani.

Ai ka thënë se nëse Teherani shfrytëzon rrjetet ushtarake që ka në Irak, Siri, Jemen, Liban dhe vjet tjera për të sulmuar shënjestrat amerikane, atëherë SHBA-ja mund të sulmojë liderët iranianë.

Ndërkohë, Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, ka organizuar mbledhje të ambasadorëve të aleancës më 6 janar, për të diskutuar krizën.

NATO-ja vazhdon të ketë mision trajnues në Irak, që përfshin disa qindra ushtarë. Ky mision është pezulluar prej sulmit kundër Soleimanit.

Plagosje me armë zjarri në zonën e Plazhit në Durrës, policia në vendngjarje
DURRËS Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës mbrëmjen...
Vetëvendosje propozon Albin Kurtin si mandatar për kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi nominimin e Albin Kurtit për kryeministër...
Hapet ankand për Parkun Energjetike Fotovoltaik të Karavastasë
Ankandi për parkun Energjetik Fotovoltaik Karavasta është hapur sot...
Ekspozita “Ngjyrat e Orthodoksisë”
“Ngjyrat e Orthodoksisë” është ekspozita me afro 500 fotografi që...
Plagosje me armë zjarri në zonën e Plazhit në Durrës, policia në vendngjarje
DURRËS Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës mbrëmjen...
Atentati në Tropojë, Artan Hoxha zbulon pse e vranë Guxim Gjyriçin
Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News ka dhënë detaje të forta...
Shpërthen një pikë karburanti në Tiranë, detajet e para rreth ngjarjes
Një pikë karburanti ka shpërthyer pak minuta më parë në kryeqytet...
Atentati/ Viktimën e rrëmbyen dhe e vranë
Deri më tani është mësuar se autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku...
Do të harxhohen rreth 26 miliardë lekë investime publike për këtë vit
Investimet publike 2020 do të jenë 5.1% më të larta se një vit më...
Buxheti 2020/ Rritet nga 18 në 40, numri i certifikatave të unifikuara për eksport
Rritja e eksporteve bujqësore drejt tregjeve të Bashkimit Europian është...
Shtyllat kryesore të buxhetit 2020/ Rindërtimi, rritja ekonomike dhe investimet
Të ardhurat e parashikuara të mblidhen në buxhetin e vitit 2020 llogariten...
Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik
Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte...
Johnson: Kritikët e Huawei-t të ofrojnë alternativa
Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje kritikëve të Huawei-t...
FMN: Marrëveshja tregtare SHBA-Kinë do të pakësojë paqartësinë globale
Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva...
Putini fton Merkelin në Rusi për krizën e Iranit
Kancelarja gjermane do të shkojë në Rusi për të takuar Presidentin...
Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik
Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte...
Greg Rama rikthen “Fidem” në Janinë
Pas Shqipërisë, Greg Rama, djali i kryeministrit Rama ka çelur ekspozitën...
Për “Kangët popullore erotike” të Vlora Nikçit
Vlora Nikçi, aktore e lindur në Pejë, ka bërë një punë shumë të...
Himni i Bashkimit, teksti nga Asdreni, Kënduar nga Banda e Lirisë, Korçë 1909
Himni i BashkimitTeksti nga AsdreniKënduar nga “Banda e Lirisë” Ardhi...
NATO prezanton dronin e ri “Spiun”
NATO ka modernizuar mjetet dhe pajisjet për të rritur zbulueshmërinë...
WhatsApp shënon rekord të ri, sa mesazhe u dërguan gjatë festave
WhatsApp ka thyer rekordin. Ai është tashmë një nga aplikacionet më...
Zbulohet rroga e shefit të Apple
Kreu i “Apple”, Tim Cook, ka fituar 11,6 milionë dollarë në vitin...
VW popullor edhe në rrymë – shet mbi 100,000 njësi të Golf-ave elektrik
Gjiganti i automjeteve gjermane ka shitur 100 mijë njësi të versionit...
Shkencëtarët: Toksinat e dëmshme nga ajri ndikojnë në evolucionin e njeriut?
Nën titullin “Pse ndotja e ajrit është kaq e rrezikshme” New York...
Të gjitha përfitimet e vitaminës A
Njerëzit janë më të përqendruar te vitamina B, C, ose D, dhe përfitimet...
Kura 5 ditore me mjaltë dhe hudhra – efekte të forta në organizëm
Kohët e fundit, jeta është bërë shumë e shpejtë, ashtu si ushqimet. Ky...
A mund të prekemi nga kanceri në mushkëri nëse nuk pimë duhan?
Pirja e duhanit nuk është e dëmshme vetëm për duhanpirësit. Ndikon...
Princi-Harry-dhe-bashkëshortja-e-tij-Meghan-heqin-dorë-nga-detyrat-mbretërore
Meghan Markle dhe Princ Harry humbasin fondet dhe titujt mbretërorë
Meghan Markle dhe Princi Harry do të humbasin titujt e tyre të HRH pasi...
Bes Kallaku tregon rrogën që merrte në ‘Portokalli’: Shkonte mbi…
Me siguri të gjithë e mbani mend Bes Kallakun me rolet e tij në “Portokalli”...
Ish-burri i parë i Anna Oxës bën vetëvrasje
Ka vdekur ish-burri i Anna Oxës. Franco Ciani, 62 vjeç, këngëtar,...
Oriola Marashi pozon joshëse e hipur mbi një pelë
Oriola Marashi nuk e ka aspak të ftohtë. Modelja shqiptare, Oriola...
Për një fytyrë pa njolla
Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht,...
4 hapa per nje lekure te paster si nje femi
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën...
Pse na fryhet gjoksi shumë gjatë periodave?
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli...
Këshilla të floktarëve të famshëm: Kjo ngjyrë e flokëve do të shënojë vjeshtën!
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin...
“PËRSE EUROPA NA LARGOHET “
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk...
Shqipërisë po i shtohen pleqtë, në 10 vite ka 22% më shumë të moshuar
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve,...
Infermierët në Gjermani: Në Shqipëri na kanosnin me bukën e gojës
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet...
Mungojnë kuponat për pasaporta dhe kartë ID, qytetarët sorollaten
Janë 1.4 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët...
BMW vs Mercedes: Ja cili automjet është më i mirë për t’u blerë sipas karakteristikave
Mercedes dhe BMW kanë qenë rivalë në tregun e makinave luksoze për...
Njihuni me Lamborghinin gjigant me gjashtë rrota
Bimelecdesign ka punuar në një Larborghini, duke e kthyer në makinë...
Arrin Lamborghini Huracan EVO RWD
Lamborghini ka befasuar fansat në ditët e para të vitit 2020 me një...
VW popullor edhe në rrymë – shet mbi 100,000 njësi të Golf-ave elektrik
Gjiganti i automjeteve gjermane ka shitur 100 mijë njësi të versionit...
Man Utd rivalizon Interin, për shërbimet e Vidal
Manchester United është skuadra që është futur në garë për shërbimet...
Nuk ndihmon as Ibrahimovic, Milan luan baras me Sampdoria
Milan e ka nisur me barazim vitin e ri kalendarik, 2020. Skuadra ‘Rosoneri’...
Juventus 4:0 Cagliari, notat e lojtarëve
Juventus e ka nisur për mrekulli vitin e ri kalendarik, duke demoluar...
Konfirmohet data dhe vendi për përballjen në mes të Chisoras dhe Price
të konfirmuar edhe zyrtarisht përballja në mes të Derek Chisoras dhe...