Kategoria: Kulturë
Autori: X.Tafa
  Koha për lexim: 7 Minuta

Për “Kangët popullore erotike” të Vlora Nikçit

Vlora Nikçi, aktore e lindur në Pejë, ka bërë një punë shumë të vlefshme si mbledhëse e folklorit burimor të Rugovës. Ajo, pos të tjerave, ka shënuar nga njerëz të afërm të familjes dhe të farefisit një numër këngësh erotike, që i ka përgatitur për t’i botuar në një vëllim të veçantë me titull “Kangë popullore erotike”.
Janë dy arsye që të gëzojnë për botimin e kësaj vepre me këngë popullore. E para, është se këngët këtu janë të një visi të Kosovës, i cili ka krijuar, interpretuar dhe ruajtur deri më sot margaritarët më të mirë të këndimit popullor. E dyta, këngët erotike janë të vjela nga një femër, e cila Rugovën e don si të rrallët që e duan vendin e prindërve të saj.
Po të kaloje nëpër Rugovë para dyzetë vjetësh do të deheshe me shijen e këngëve, që i këndonin interpretët e atjeshëm. Madje, jo vetëm profesionistët këngëtarë, por edhe të tjerët, sa të mbushej mendja se të gjithë janë edhe poetë popullorë edhe interpretë. Këngë erotike e të tjera këndonin burrat, këndonin edhe gratë. Do të ndieje ngrohtësi e krenari duke dëgjuar këngët kreshnike dhe ato të trimërisë (historike). Këto të fundit personazhe i kishin trimat e vendit, që u përleshën me armiq të shumtë në të gjitha periudhat historike deri në kohën tonë. Do të humbje, po ashtu, në një botë lumturie e kënaqësie duke dëgjuar lirikën e dashurisë, e cila t’i shfaq para vetit mjediset e gjallë, të ashpër me të gjitha përjetimet që bie dashuria.
Nga dy herë në dy rastet që eca nëpër këtë trevë e kam të qartë se adhurimi për këngët rugovase ka ardhur duke m’u shtuar .
Në këngët e dashurisë do të parakalojnë pamje të këndshme të relievit malor, të skenave të shkathta të aktiviteteve të personazheve që janë të mbushur me shpresa e gëzime, të cilët e mposhtin frikën, duke mësyrë edhe në rreziqe… Pra, ato këngë tregojnë një zjarr të papërmbajtur të njerëzve të rinj. Kjo lirikë e bukur e mbreslënëse buron këtu, e vetëm këtu, nga krojet e kthjellta me ujë të ngrirë dhe vërshon anët e thepave për të zbritur në livadhe, ndër hije të freskëta, në dyert e dbanave e në logje ku rrinë ”çobania”. Pra, në shpirtin e kalimtarit nëpër Rugovë kështu do të dukej e kështu, besoj, do përjetoheshin jehonat e këngëve. Nuk është ndryshe kur ndesh në tufat e bagëtive dhe në portat e “staneve” mikpritëse atje.
Sinqerisht kjo është arsye për gëzimin e parë për këtë libër.
Arsye tjetër e gëzimit është vetë vjelësja e këngëve, të cilës i ka lindur ideja, i është shtuar dashuria, i është rritur entuziasmi e forcuar vullneti të vjelë këngë ertotike në kohë mjaft të vonë për vjelje, kur gati nuk po mbetet subjekt interpretues i këngëve të mirëfillta popullore të kësaj ane. Tufat nuk janë më, as barinjtë të bashkuar dhe shumë rrallë hapet ndonjë derë “stani”. Prandaj, ekzistenca praktike e këngëve lirike të dashurisë po përjeton mohim të përditshëm.
Mbledhja kaq e vonë e këngëve e ka si shoqëruese gëzimin e brengën… Mund të gëzohemi që ende jehona e këngës së dashursië i mbush bjeshkët e Rugovës. Mund të brengosemi se këto motërzime kanë mungesat e harresës, mungesat e përfytyrimit të një jete me traditë të fortë zakonore dhe rend të jetesës familjare. Ndërkaq, subjektet që e gjallërojnë traditën e këndimit janë pak më larg gjeneratës së vjetër. Ata janë transformuar tashmë në banorë të rinj, si me të folurit e avancuar, po edhe me sjelljet e reja të ardhura nga arsimimi i popullsisë. Kështu, këngët kanë humbur disa nga shënjat e kohës përkatëse. Do të thotë ka ikur pak e folmja autoktone rugovase.
Mbledhja e vonë i bart këto brenga për mungesat e cilësisë së këngëve. Megjithatë, këto këngë e kanë të theksuar aktivitetin e dashurisë, ndjeshmërinë erotike e cilësojnë si qëllim kryesor të protagonistëve të tyre në moshën më të shëndetshme dhe më të lumtur në mjedisin me bukuri rurale, pothuaj se magjike.
Vetë Vlora Nikçi, vjelëse e këngëve dhe publikuese e tyre, ka dëgjuar këngët duke parë botën e rinisë aty e duke u bindur për kënaqësitë që zgjojnë ato në shiprtërat e të rinjve. Këto mbresa të rrethit të saj do ta kenë motivuar për këtë angazhim në fushën e veçantë të artit popullor.
Pse ajo i pagëzon këngë erotike, e jo dashurie?
Të tilla ajo i mendon, me plot të drejtë. Dashuria midis mashkulit e femrës është erotikë sensualiste, sepse ndryshe kuptimi i saj do të ngelte në gjusmërrugë. Si e tillë, do të ishte i pavlerë. Dashuria midis mashkullit e femrës gjithmonë e ka cakun në aktin që e përfundon. Për më tepër, në këngë dashurojnë edhe personazhe të martuara, madje dashurojnë, p. sh. partneri i martuar me të pamartuaren dhe e kundërta. Kënga na thotë se erotikën e synojnë edhe pleqtë. Janë të ndryshme fillimet e dashurisë, me puthje të gjymtyrëve që e karakterizojnë bukurinë e gruas… Të gjitha përpjekjet, u thanë, e nuk u thanë, e lënë të kuptohet se përfundojnë në një tabllo sensuale… Aktet zhvillohen vullnetshëm edhe në çastet kur mendohet se rreziku u rrin afër. Do të thotë veprohet deri në pushtimin shpirtëror e fizik të trupit të partneres me të gjitha mjetet e mundësitë paraprirëse:

‘Xirre cicën, lag’ja gojën.
– Kape djalë, t’ u preftë ora!
Të kam avitë cicën tu goja,
T’ u preftë ora e nafaka,
A po e sheh se na shkoj nata?!

Ose:

– T’ i puthsha unë sa i puth ni tjetër’
T’ puthsha synin me gjithë vetull,
Të puthsha faqen me gjithë mjekër.
T’ haksha cicat për dar sjetull!…

Këngët e thonë situatën kur burri e gruaja bëjnë qejfe dashurie secili për vete, shembull tipik që konkretizon dhe arsyeton pagëzimin erotik të këtyre këngëve.
Ja si vepron burri:

Veç kur vjen ma fort po m’ don
Sikur ujku m’ kap e m’ lshon.
Në shpi t’vet djali kur shkon,
E ka nusen, qi e qorton:
“Ku je kjen e vjen kaq vonë,
Ku je kjen qi je vonua,
A po m’ ‘pa a don me m’ lshua…”

Ngacmimet, joshjet, përkdheljet e të tjera janë vetëm një nisje për pushtimin fizik e shpirtëror të femrës. Prandaj, mund të thuhet se askush nuk i ka pagëzuar këngët erotike nga droja e turpit. Të popujt e tjerë janë botuar edhe krejtësisht me shprehje te lira sensuale dhe e kanë pasuruar talentin krijues të rapsodëve, duke e trajtuar në art jetën komplete të banorëve të tyre. A mund të fshihen gjërat që i di secili njeri i rritur? A duhet të fshihen ato që këta të martuar i ushtrojnë çdo natë si aktivetet më të këndshme?
Një numër i konsederueshëm këngësh të kësaj natyre te ne nuk janë botuar deri tash. Ka në arkivin e IAP, ka sigurisht në dosjet e mbledhësve, dhe, do të ishte mirë që të botohen, sikurse janë botuar llojet e tjera të poezisë popullore.
Vlora Nikçit duhet t’i njihet merita për këtë pagëzim të librit, për botimin e këtyre këngëve nga visi i Rugovës. Libri i pagëzuar kështu e dëbon nga mendjet e turbullta të njerëzve një tabu për ruajtjen apo prishjen e moralit që disa nga njerëzit e kohës sonë e kanë ende në kokat e tyre…
Këngët e kësaj përmbledhje janë variante të këngëve të botuara edhe në publikimet e tjera të deritashme. Variantet gjithmonë kanë qenë me interes për studiuesit, por edhe begati e artit të këngës. Subjektet interpretues në ndonjë rast i kanë imputuar vargje të një kënge në tjetrën, por kjo është dukuri shumë e shpeshtë që e bëjnë bartësit e folklorit. Me këtë sinjal do të ishte mirë që të gjitha atyre “mori e mira”.e “mori e bardha”, që u është bërë me gisht si të turpshme, të dalin në dritë në botime si ky që e ka përgatitur Vlora Nikçi. Tërë krijimtarisë së tij populli në bazë të mendësisë së vet i ka dhënë vlerën meritore artistike dhe të drejtën për të jetuar.
Në këtë libër lexuesi do t’i shohë edhe pikturat, që janë produkt i frymëzimeve që këngët i nxisin dhe i zgjojnë në botën e brendshme të secilit, që dashurinë e kupton dhe e përjeton si aktivitet normal të njerëzve.
“Kangët popullore erotike“, të mbledhura nga Vlora Nikçi, pos interesit përmbajtjesor, deponojnë në folklorin tonë vlera të rëndësishme të artit dhe vlera të rendit e të sjelljes së shoqërisë shqiptare.
Këto fjalë si parathënie e shkurtër e këtij libri nuk do merren me to. Këtu u bë një lajmërim i përgjithshëm paraprijës për këtë botim folklorik. Në këtë rast bashkë me vlerat e artit popullor është me rëndësi të çmohet edhe puna e vjelëses. Besoj se asaj do t’ i mjaftojë kënaqësia, që i sjell vetë botimi i librit…
Në Rugovë nuk vërshojnë më tufat e mëdha të bagëtive, nuk dëgjohet zëri i fortë i barinjve, nuk hapen shumë dyer bujare të “staneve”. Atje është rralluar shumë popullsia. Megjithatë, nga andej zbret një ble i vogël këngësh erotike, i cili shpreh gëzimin e banorëve të këtij visi. Kjo është shenjë shprese se në Rugovë ka ende gjallëri dhe se atje do të vazhdojnë të jetojnë prapë këto këngë…

Plagosje me armë zjarri në zonën e Plazhit në Durrës, policia në vendngjarje
DURRËS Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës mbrëmjen...
Vetëvendosje propozon Albin Kurtin si mandatar për kryeministër
Lëvizja Vetëvendosje zyrtarizoi nominimin e Albin Kurtit për kryeministër...
Hapet ankand për Parkun Energjetike Fotovoltaik të Karavastasë
Ankandi për parkun Energjetik Fotovoltaik Karavasta është hapur sot...
Ekspozita “Ngjyrat e Orthodoksisë”
“Ngjyrat e Orthodoksisë” është ekspozita me afro 500 fotografi që...
Plagosje me armë zjarri në zonën e Plazhit në Durrës, policia në vendngjarje
DURRËS Një person është plagosur me armë zjarri në Durrës mbrëmjen...
Atentati në Tropojë, Artan Hoxha zbulon pse e vranë Guxim Gjyriçin
Gazetari Artan Hoxha në studion e Abc News ka dhënë detaje të forta...
Shpërthen një pikë karburanti në Tiranë, detajet e para rreth ngjarjes
Një pikë karburanti ka shpërthyer pak minuta më parë në kryeqytet...
Atentati/ Viktimën e rrëmbyen dhe e vranë
Deri më tani është mësuar se autorët kanë qëlluar me breshëri automatiku...
Do të harxhohen rreth 26 miliardë lekë investime publike për këtë vit
Investimet publike 2020 do të jenë 5.1% më të larta se një vit më...
Buxheti 2020/ Rritet nga 18 në 40, numri i certifikatave të unifikuara për eksport
Rritja e eksporteve bujqësore drejt tregjeve të Bashkimit Europian është...
Shtyllat kryesore të buxhetit 2020/ Rindërtimi, rritja ekonomike dhe investimet
Të ardhurat e parashikuara të mblidhen në buxhetin e vitit 2020 llogariten...
Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik
Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte...
Johnson: Kritikët e Huawei-t të ofrojnë alternativa
Kryeministri britanik Boris Johnson u bëri thirrje kritikëve të Huawei-t...
FMN: Marrëveshja tregtare SHBA-Kinë do të pakësojë paqartësinë globale
Drejtorja menaxhuese e Fondit Monetar Ndërkombëtar (FMN) Kristalina Georgieva...
Putini fton Merkelin në Rusi për krizën e Iranit
Kancelarja gjermane do të shkojë në Rusi për të takuar Presidentin...
Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik
Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte...
Greg Rama rikthen “Fidem” në Janinë
Pas Shqipërisë, Greg Rama, djali i kryeministrit Rama ka çelur ekspozitën...
Për “Kangët popullore erotike” të Vlora Nikçit
Vlora Nikçi, aktore e lindur në Pejë, ka bërë një punë shumë të...
Himni i Bashkimit, teksti nga Asdreni, Kënduar nga Banda e Lirisë, Korçë 1909
Himni i BashkimitTeksti nga AsdreniKënduar nga “Banda e Lirisë” Ardhi...
NATO prezanton dronin e ri “Spiun”
NATO ka modernizuar mjetet dhe pajisjet për të rritur zbulueshmërinë...
WhatsApp shënon rekord të ri, sa mesazhe u dërguan gjatë festave
WhatsApp ka thyer rekordin. Ai është tashmë një nga aplikacionet më...
Zbulohet rroga e shefit të Apple
Kreu i “Apple”, Tim Cook, ka fituar 11,6 milionë dollarë në vitin...
VW popullor edhe në rrymë – shet mbi 100,000 njësi të Golf-ave elektrik
Gjiganti i automjeteve gjermane ka shitur 100 mijë njësi të versionit...
Shkencëtarët: Toksinat e dëmshme nga ajri ndikojnë në evolucionin e njeriut?
Nën titullin “Pse ndotja e ajrit është kaq e rrezikshme” New York...
Të gjitha përfitimet e vitaminës A
Njerëzit janë më të përqendruar te vitamina B, C, ose D, dhe përfitimet...
Kura 5 ditore me mjaltë dhe hudhra – efekte të forta në organizëm
Kohët e fundit, jeta është bërë shumë e shpejtë, ashtu si ushqimet. Ky...
A mund të prekemi nga kanceri në mushkëri nëse nuk pimë duhan?
Pirja e duhanit nuk është e dëmshme vetëm për duhanpirësit. Ndikon...
Princi-Harry-dhe-bashkëshortja-e-tij-Meghan-heqin-dorë-nga-detyrat-mbretërore
Meghan Markle dhe Princ Harry humbasin fondet dhe titujt mbretërorë
Meghan Markle dhe Princi Harry do të humbasin titujt e tyre të HRH pasi...
Bes Kallaku tregon rrogën që merrte në ‘Portokalli’: Shkonte mbi…
Me siguri të gjithë e mbani mend Bes Kallakun me rolet e tij në “Portokalli”...
Ish-burri i parë i Anna Oxës bën vetëvrasje
Ka vdekur ish-burri i Anna Oxës. Franco Ciani, 62 vjeç, këngëtar,...
Oriola Marashi pozon joshëse e hipur mbi një pelë
Oriola Marashi nuk e ka aspak të ftohtë. Modelja shqiptare, Oriola...
Për një fytyrë pa njolla
Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht,...
4 hapa per nje lekure te paster si nje femi
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën...
Pse na fryhet gjoksi shumë gjatë periodave?
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli...
Këshilla të floktarëve të famshëm: Kjo ngjyrë e flokëve do të shënojë vjeshtën!
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin...
“PËRSE EUROPA NA LARGOHET “
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk...
Shqipërisë po i shtohen pleqtë, në 10 vite ka 22% më shumë të moshuar
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve,...
Infermierët në Gjermani: Në Shqipëri na kanosnin me bukën e gojës
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet...
Mungojnë kuponat për pasaporta dhe kartë ID, qytetarët sorollaten
Janë 1.4 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët...
BMW vs Mercedes: Ja cili automjet është më i mirë për t’u blerë sipas karakteristikave
Mercedes dhe BMW kanë qenë rivalë në tregun e makinave luksoze për...
Njihuni me Lamborghinin gjigant me gjashtë rrota
Bimelecdesign ka punuar në një Larborghini, duke e kthyer në makinë...
Arrin Lamborghini Huracan EVO RWD
Lamborghini ka befasuar fansat në ditët e para të vitit 2020 me një...
VW popullor edhe në rrymë – shet mbi 100,000 njësi të Golf-ave elektrik
Gjiganti i automjeteve gjermane ka shitur 100 mijë njësi të versionit...
Man Utd rivalizon Interin, për shërbimet e Vidal
Manchester United është skuadra që është futur në garë për shërbimet...
Nuk ndihmon as Ibrahimovic, Milan luan baras me Sampdoria
Milan e ka nisur me barazim vitin e ri kalendarik, 2020. Skuadra ‘Rosoneri’...
Juventus 4:0 Cagliari, notat e lojtarëve
Juventus e ka nisur për mrekulli vitin e ri kalendarik, duke demoluar...
Konfirmohet data dhe vendi për përballjen në mes të Chisoras dhe Price
të konfirmuar edhe zyrtarisht përballja në mes të Derek Chisoras dhe...