Autori: X.Tafa
  Lexim: 4 Minuta
A+ A-

Skeda e pasurisë së deklaruar-Majlinda Bufi-kryetare e Bashkisë Roskovec

Kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi rezulton një ndër politikanet lokale më të pasura në Shqipëri me asete familjare të deklaruara në vlerën e 171.8 milionë lekëve [1.5 milion USD], me burim kryesor të ardhurat nga emigracioni dhe biznesi.

Majlinda Bufi hoqi dorë nga Kuvendi i Shqipërisë në vitin 2015 për të kandiduar për një mandat në krye të Bashkisë së Roskovecit. Në zgjedhjet lokale të 21 qershorit 2015, ajo u shpall fituese me 52.45% të votave si përfaqësuese e Partisë Socialiste dhe e Aleancës për Shqipërinë Europiane.

Majlinda Bufi ka lindur në vitin 1972 në  Roskovec  të  Fierit. Ajo u diplomua për inxhinieri ndërtimi në Universitetin Politeknik të Tiranës në vitin 1995, ndërsa në vitin 2005 përfundoi studimet edhe për Politikë Agrare pranë Universitetit Bujqësor të Tiranës.

Gjatë viteve  1995-2010, Bufi ka punuar si përgjegjëse e zyrës së urbanistikës pranë Bashkisë Roskovec dhe më pas si menaxhere e supervizionit dhe kontrollit pranë  IC Contracting në Tiranë, si dhe administratore e kompanisë së themeluar prej saj “Megal Center” në Fier.

Znj. Bufi është përfshirë që herët në politikën lokale. Prej vitit  1995 ka qenë aktive në strukturat e Partisë Socialiste dhe prej vitit 2005 është kryetare e degës së  Partisë Socialiste në Roskovec, anëtare e Asamblese Kombëtare të PS, si dhe anëtare e Këshillit Bashkiak në Roskovec dhe në Fier. Në zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2013, Bufi u zgjodh deputete e Kuvendit të Shqipërisë, por e la në mes mandatin për të drejtuar bashkinë e Roskovecit.

Ky raport është prodhuar nga BIRN pas administrimit të deklaratave të pasurisë nga Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrolli të Pasurive dhe Konfliktit të Interesit, ILDKPKI. Ai ka për qëllim bërjen e transparencës mbi pasuritë e kryetarëve të bashkive të vendit në prag të zgjedhjeve lokale të 30 qershorit.

Skeda grafike e mëposhtme paraqet pasurinë familjare të deklaruar nga kryebashkiakja e Roskovecit, Majlinda Bufi nga viti 2013 deri në fund të vitit 2017.

Kryetarja e Bashkisë së Roskovecit zotëronte familjarisht pasuri me vlerë rreth 194 milionë lekë në vitin 2013- me burim kryesor të ardhurat nga emigracioni. Pasuria multimilionëshe përbëhet nga investime të shumta në pasuri të patundshme; apartamente dhe dyqane në Roskovec, Fier dhe Tiranë, para në gjendje cash prej 20 milionë lekësh si dhe aksionet e bashkëshortit në kompaninë “Anbi sh.p.k” prej 31.8 milionë lekësh.

Në fund të vitit 2017, pasuria familjare rezulton me një rënie të lehtë krahasuar me vitin fillestar, duke kapur vlerën e 171.8 milionë lekëve. Ajo zotëron 138.8 milionë lekë pasuri të patundshme, 26.8 milionë lekë likujditete bankare si dhe automjete në vlerën e 3.9 milionë lekëve.

Pakësimi i pasurisë lidhet kryesisht me shitjen e aksioneve të kompanisë “Anbi” sh.p.k nga bashkëshorti i kryetares së bashkisë. Kompania me objekt projektimin dhe zbatimin e ndërtimeve është regjistruar në vitin 2000 nga bashkëshorti i Znj. Bufi dhe është shitur prej tij në janar 2014 në këmbim të 10 milionë lekëve. Në kohën e shitjes, kompania kishte kapital të nënshkruar prej 31.8 milionë lekësh.

Të ardhurat familjare për periudhën 2013-2017 janë 30.9 milionë lekë. Paga nga funksioni i Znj. Bufi ka siguruar rreth 31% të të ardhurave, ndërsa shitja e aksioneve të kompanisë së bashkëshortit 29%. Familja Bufi ka siguruar gjithashtu të ardhura nga qiratë në masën 16% dhe nga paga e bashkëshortit në masën 9%.

Përveç analizës për rritjen/uljen e pasurisë, strukturën e aseteve dhe të ardhurave, ky raport paraqet dhe kontrollin aritmetik/logjik të deklarimeve të subjektit si dhe “flamujt e kuq’  që identifikohen gjatë kontrollit. BIRN kreu kontrollin aritmetik/logjik për 4 vite të deklarimit, të cilat rezultuan pa probleme.

Por BIRN identifikoi disa “flamuj të kuq” në këtë analizë, të cilat lidhen kryesisht me burimin e pasurisë së deklaruar nga Znj. Bufi si dhe transaksionet e kryera me të.

Më konkretisht, pasuria multimilionëshe e deklaruar në vitin 2013 ka si burim kryesor emigracionin dhe të ardhurat nga biznesi. Si rregull, të ardhurat nga emigracioni të deklaruara nga zyrtarët publikë i nënshtrohen verifikimeve nga ILDKPKI.

Në vitin 2013, bashkëshorti i Znj. Bufi deklaron se ka në gjendje cash 20 milionë lekë me burim nga legalizimi i kapitalit. Sipas legjislacionit, legalizimi i kapitalit është deklarimi vullnetar i shtetasve shqiptarë se zotërojnë shuma në të holla, brenda ose jashtë vendit si dhe kanë paguar tarifën përkatëse në institucionet tatimore. Në fund të vitit 2017, gjendja në cash rezulton e zeruar.

BIRN identifikoi gjithashtu se pakësimi i pasurisë vjen kryesisht për shkak të shitjes së kompanisë “Anbi sh.p.k” si dhe nga revokimi i kontratës për ndërtimin e një objekti me sipërfaqe 313 m2. Të ardhurat e siguruara nga këto transaksione janë investuar pjesërisht në pasuri të patundshme apo në llogari bankare, ndërsa për pjesën tjetër nuk ka të dhëna të deklaruara.

Në gjysmën e parë të marsit dhe në prill, shqiptarët, ashtu si gjithë shtetasit e vendeve të e tjera u përballën me një situatë të...
Ari i zi, për të cilin lùftërat civile, ushtarake apo ekonomike nuk reshtin, është burimi më i madh i të ardhurave kudo ku nxirret, është...
Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë lekësh si pjesë e paketës së dytë financiare dhe 95 mijë prej...
Nje person i seksit mashkull rreth 40 vjec nga fshati Deshiran i Belshit ka humbur jeten ne rrethana ende te paqarta diten e sotme. Ai u transportua...
Një person është gjetur i pajetë në lagjen nr. 4 të Sarandës ndërkohë janë ende të paqarta rrethanat dhe shkaqet e ngjarjes. Në vendngjarje...
Policia e Dibrës ka vënë në pranga shtatë të rinj, të cilët kishin qëlluar me armë në ajër, si dhe kanë proceduar penalisht një...
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së enjtes “Për tregjet financiare të bazuara në teknologjinë e regjistrave...
Kompanitë shqiptare duhet të përqafojnë revolucionin teknologjik. Hapja graduale e bizneseve ka reflektuar një përshtatje të re me situatën...
Gjermania ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë – aq i mirë sa që disa emigrantë jashtë vendit, kur sëmuren,...
Gjermania ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë – aq i mirë sa që disa emigrantë jashtë vendit, kur sëmuren,...
Analiza e fundit laboratorike kryer në një pacient qipriot nga koronavirusi vërtetoi se tashmë është implantuar me mikroçip RFID, domethënë,...
“Kina nuk do të kufizojë sasinë e furnizimeve mjekësore që u dërgon vendeve që luftojnë me shpërthimet e koronavirusit”, tha Inspektori...
Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja. Ai prej kohësh ishte në gjendje jo të mirë shëndetësore. Dalja e tij e fundit për...
Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte çrregullime mendore është “pa dyshim” vepër e tij. Pas disa...
Pas Shqipërisë, Greg Rama, djali i kryeministrit Rama ka çelur ekspozitën e tij “Fidem” në Greqi. Ekspozita u hap për publikun në...
NATO ka modernizuar mjetet dhe pajisjet për të rritur zbulueshmërinë e kërcënimeve të shumta. Së fundi Organizata e Traktatit të Atlantikut...
WhatsApp ka thyer rekordin. Ai është tashmë një nga aplikacionet më të shkarkuara në botë, dhe sikur të mos mjaftonte kjo, tani ka vendosur...
Kreu i “Apple”, Tim Cook, ka fituar 11,6 milionë dollarë në vitin 2019, nga 15,7 milionë në 2018, për shkak të perfomacës më të...
Që prej shpèrthimit të pándemisë, pjesa më e madhe e njerëzve mbajnë dezinfektues duarsh me vete kudo që shkojnë. Por është paralajmëruar...
Gjate periudhes se shtatzanise Trupi i Femres prodhon shume Hormone dhe Elemente Kimike. Nje nder keto mjaft i rendesishem per femijen eshte...
Gjermania ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor në botë – aq i mirë sa që disa emigrantë jashtë vendit, kur sëmuren,...
Princi-Harry-dhe-bashkëshortja-e-tij-Meghan-heqin-dorë-nga-detyrat-mbretërore
Meghan Markle dhe Princi Harry do të humbasin titujt e tyre të HRH pasi vendosën të heqin dorë nga  nga detyrat mbretërore për të vazhduar...
Me siguri të gjithë e mbani mend Bes Kallakun me rolet e tij në “Portokalli” që sot e kësaj dite klikohen në Youtube. Në një intervistë...
Ka vdekur ish-burri i Anna Oxës. Franco Ciani, 62 vjeç, këngëtar, producent dhe muzikant, burri i parë i Anna Oxa, kreu vetvrasjevrau...
Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht, zgjidhja e parë janë tretmanet në sallonet e kozmetikës, por...
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën tuaj diçka që nuk do e hanit” ne po ju japim disa këshilla...
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli menstrual të na krijonte probleme vetëm në zonën e legenit! Do ishte...
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk ishte i saktë në analizën e tij periferike , gjithmonë shqipëtarët...
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve, si pasojë e procesit të plakjes së popullsisë po rritet me...
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet e punës, kontrata dhe pagat, krahasuar me vendin tonë. “Në Shqipëri...
Mercedes dhe BMW kanë qenë rivalë në tregun e makinave luksoze për dekada. Të dy automobilistët kanë ndërtuar një reputacion duke ofruar...
Bimelecdesign ka punuar në një Larborghini, duke e kthyer në makinë me gjashtë rrota, të aftë për të gjitha terrenet, por pa ia ndryshuar...
Lamborghini ka befasuar fansat në ditët e para të vitit 2020 me një version të azhurnuar me makinë të pasme të Huracan. Premiera...
Edinson Cavani, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, ndodhet mes dy zjarresh për të ardhmen e tij, teksa kërkohet nga Interi dhe...
Manchester United është skuadra që është futur në garë për shërbimet e Arturo Vidal. Vidal tash e sa kohë është lidhur me një...
Milan e ka nisur me barazim vitin e ri kalendarik, 2020. Skuadra ‘Rosoneri’ nuk ka arritur më shumë sesa një barazim pa gola, kundër...
Të mbyllur në shtëpi, por shqiptarët nuk hoqën dorë nga kafeja, importet shënojnë rekord historik në prill
Në gjysmën e parë të marsit dhe në prill, shqiptarët, ashtu si gjithë...
Shqipëria i vetmi vend në botë, që nxjerr naftë dhe del me humbje!
Ari i zi, për të cilin lùftërat civile, ushtarake apo ekonomike nuk...
Paga prej 40 mijë lekësh, vetëm 55% e punonjësve e kanë përfituar. Pse?
Janë rreth 97 mijë punonjës që u është miratuar pagesa prej 40 mijë...
Gramoz Sako
Probleme me pasurinë, merret vendimi për kreun e Gardës Gramoz Sako
Kreu i Gardës, Gramoz Sako është konfirmuar në detyrë, pavarësisht...
Vdés në rrethana të dyshimta 40-vjeçari
Nje person i seksit mashkull rreth 40 vjec nga fshati Deshiran i Belshit...
Gjendet i pajetë një person në Sarandë, míster rrethanat e ngjarjes
Një person është gjetur i pajetë në lagjen nr. 4 të Sarandës ndërkohë...
Pritet sot miratimi i ligjit për kriptovalutat në Kuvend, paralajmërohet rreziku i pastrimit të parave
Kuvendi i Shqipërisë pritet të miratojë në seancën plenare të së...
“Financial Times”: Suksesi i testimeve në Gjermani duket i vërtetë (tani për tani)
Gjermania ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor...
Do të harxhohen rreth 26 miliardë lekë investime publike për këtë vit
Investimet publike 2020 do të jenë 5.1% më të larta se një vit më...
“Financial Times”: Suksesi i testimeve në Gjermani duket i vërtetë (tani për tani)
Gjermania ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor...
Lajmi që po trondit botën/ Gjenden mikroçipë në trupat e personave të infektuar nga Covid 19!
Analiza e fundit laboratorike kryer në një pacient qipriot nga koronavirusi...
Kina nuk do të kufizojë eksportin e furnizimeve mjekësore në vendet e tjera
“Kina nuk do të kufizojë sasinë e furnizimeve mjekësore që u dërgon...
Pronari shqiptar i një furre buke në Romë bën gjestin human, prek zemrat e italianëve
Një media italiane Trieste Salario i ka kushtuar artikull një shqiptari...
Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja
Ndërron jetë mjeshtri i madh i humorit Gëzim Kruja. Ai prej kohësh...
Autoportreti i ngrysur i Van Gogut në Oslo konfirmohet si autentik
Piktura e vetme e njohur nga mjeshtri holandez në kohën kur ai kishte...
Greg Rama rikthen “Fidem” në Janinë
Pas Shqipërisë, Greg Rama, djali i kryeministrit Rama ka çelur ekspozitën...
Për “Kangët popullore erotike” të Vlora Nikçit
Vlora Nikçi, aktore e lindur në Pejë, ka bërë një punë shumë të...
NATO prezanton dronin e ri “Spiun”
NATO ka modernizuar mjetet dhe pajisjet për të rritur zbulueshmërinë...
WhatsApp shënon rekord të ri, sa mesazhe u dërguan gjatë festave
WhatsApp ka thyer rekordin. Ai është tashmë një nga aplikacionet më...
Zbulohet rroga e shefit të Apple
Kreu i “Apple”, Tim Cook, ka fituar 11,6 milionë dollarë në vitin...
VW popullor edhe në rrymë – shet mbi 100,000 njësi të Golf-ave elektrik
Gjiganti i automjeteve gjermane ka shitur 100 mijë njësi të versionit...
Kujdes nga dezinfektuesi që mbani në makinë, mund t’ju shkaktojë dème serioze
Që prej shpèrthimit të pándemisë, pjesa më e madhe e njerëzve mbajnë...
FEMRA FABRIKE E IMORTALITETIT
Gjate periudhes se shtatzanise Trupi i Femres prodhon shume Hormone dhe...
“Financial Times”: Suksesi i testimeve në Gjermani duket i vërtetë (tani për tani)
Gjermania ka një nga sistemet më të mira të kujdesit shëndetësor...
Një minutë zemërimi mund të bëjë gjashtë orë dëme për trupin
Sistemi ynë imunitar do gjashtë orë për të rimarrë veten, nëse ekmi...
Princi-Harry-dhe-bashkëshortja-e-tij-Meghan-heqin-dorë-nga-detyrat-mbretërore
Meghan Markle dhe Princ Harry humbasin fondet dhe titujt mbretërorë
Meghan Markle dhe Princi Harry do të humbasin titujt e tyre të HRH pasi...
Bes Kallaku tregon rrogën që merrte në ‘Portokalli’: Shkonte mbi…
Me siguri të gjithë e mbani mend Bes Kallakun me rolet e tij në “Portokalli”...
Ish-burri i parë i Anna Oxës bën vetëvrasje
Ka vdekur ish-burri i Anna Oxës. Franco Ciani, 62 vjeç, këngëtar,...
Oriola Marashi pozon joshëse e hipur mbi një pelë
Oriola Marashi nuk e ka aspak të ftohtë. Modelja shqiptare, Oriola...
Për një fytyrë pa njolla
Njollat në fytyrë janë një shqetësim i vërtetë për femrat. Zakonisht,...
4 hapa per nje lekure te paster si nje femi
Duke pasur gjithmonë në mendje shprehjen “Kurrë mos vendosni mbi lëkurën...
Pse na fryhet gjoksi shumë gjatë periodave?
Vajza, le ta pranojmë të gjitha tani: do të ishte ideale sikur cikli...
Këshilla të floktarëve të famshëm: Kjo ngjyrë e flokëve do të shënojë vjeshtën!
Shumica e femrave me fillimin e ditëve të ftohta flokët e tyre vendosin...
“PËRSE EUROPA NA LARGOHET “
Ky titull më erdhi në faqen time të facebook , e lexova dhe autori nuk...
Shqipërisë po i shtohen pleqtë, në 10 vite ka 22% më shumë të moshuar
Tetori nisi me ditën ndërkombëtare të të moshuarve, numri i të cilëve,...
Infermierët në Gjermani: Në Shqipëri na kanosnin me bukën e gojës
Rrëfimet e infermierëve të larguar në Gjermani. Diferencat në kushtet...
Mungojnë kuponat për pasaporta dhe kartë ID, qytetarët sorollaten
Janë 1.4 milion karta identiteti dhe pasaporta qytetarësh, të cilët...
BMW vs Mercedes: Ja cili automjet është më i mirë për t’u blerë sipas karakteristikave
Mercedes dhe BMW kanë qenë rivalë në tregun e makinave luksoze për...
Njihuni me Lamborghinin gjigant me gjashtë rrota
Bimelecdesign ka punuar në një Larborghini, duke e kthyer në makinë...
Arrin Lamborghini Huracan EVO RWD
Lamborghini ka befasuar fansat në ditët e para të vitit 2020 me një...
VW popullor edhe në rrymë – shet mbi 100,000 njësi të Golf-ave elektrik
Gjiganti i automjeteve gjermane ka shitur 100 mijë njësi të versionit...
Cavani ua bën të qartë klubeve që e kërkojnë, do 10 milionë euro në sezon
Edinson Cavani, i cili do të jetë lojtar i lirë në verë, ndodhet mes...
Man Utd rivalizon Interin, për shërbimet e Vidal
Manchester United është skuadra që është futur në garë për shërbimet...
Nuk ndihmon as Ibrahimovic, Milan luan baras me Sampdoria
Milan e ka nisur me barazim vitin e ri kalendarik, 2020. Skuadra ‘Rosoneri’...
Juventus 4:0 Cagliari, notat e lojtarëve
Juventus e ka nisur për mrekulli vitin e ri kalendarik, duke demoluar...