1.700 studentë nisin shkollën e lartë në universitetin e Durrësit, rritje e aplikimeve për këtë vit të ri akademik

Mbi 1.700 të rinj do të ulen për herë të parë në auditoret e universitetit ”Aleksandër Moisiu” të Durrësit. 

Infermieria, fizioterapia, financë-kontabiliteti dhe teknologjia e informacionit janë degët më të kërkuara prej tyre, ndërsa ka rënë interesi për degën e juridikut. Ky universitet ka njohur një rritje të aplikimeve për këtë vit të ri akademik që pritet të nisë të hënën, ndërsa asnjë degë nuk ka rrezikuar mbylljen.
Edhe në degët e mësuesisë në fakultetin e Edukimit situata paraqitet normale. Fakulteti i Studimeve Profesionale me degët në shkencat teknike mjekësore, ai i Biznesit me financë-kontabilitet dhe fakulteti i Teknologjisë së Informacionit kanë qenë më të preferuarit për studentët e regjistruar gjatë 2 raundeve të para. Rënie të interesit të studentëve ka pasur për disa degë të fakultetit të Shkencave Politiko-Juridike, përfshirë dhe atë të drejtësisë.

Sipas UAMD-së, rreth 1.700 studentë do t’i bashkohen auditorëve të saj në sistemin “Bachelor” dhe programet profesionale 2-vjeçare këtë vit akademik. Në raundin e parë ka pasur afërsisht 1300 regjistrime, ndërsa 400 të tjera janë bërë gjatë raundit të dytë. Kuotat janë përmbushur plotësisht dhe në programet 2-vjeçare, si specialist rrjetesh kompjuterike dhe informatikë praktike, programe këto tepër të kërkuara në tregun e punës.

Top ChannelLexo me shume