13 viktima mes tyre dhe fëmijë, autoritetet ruse: Përplasja e avionit luftarak, nga një defekt teknik

“Një problem teknik” ka qenë shkaku sipas autoriteteve ruse, i rrëzimit të një avioni bombardues Su-34 në një bllok banimi në Yeysk, një qytet rus në Detin Azov.

Informacioni është bërë i ditur në një raport të Komitetit Hetues të Federatës Ruse, sipas raporteve të agjencisë së lajmeve Tass. Hetuesit po marrin në pyetje pilotët, të cilët arritën të katapultoheshin përpara rrëzimit si dhe stafin e aeroportit për të vlerësuar nëse ishte kryer ndonjë shkelje.

Hetuesit sekuestruan gjithashtu mostra karburanti në aeroportin e nisjes, si dhe dokumente dhe kutinë e zezë. /abcnews.al/

 

Lexo me shume