170 mln euro taksa më shumë/ Të ardhurat nga tatimi mbi bizneset dhe individin u shtuan_6639ea5897dd9.png

170 mln euro taksa më shumë/ Të ardhurat nga tatimi mbi bizneset dhe individin u shtuan

Tashmë peshën më të madhe në rritjen buxhetore po e mbajnë tatimi mbi fitimin dhe mbi të ardhurat personale. Bizneset kanë derdhur  43.9% më shumë taksa në arkën e shteti, ndërsa rritja e pagës minimale, por dhe asaj mesatare në sektorin privat solli 23.5% më shumë në buxhet, duke tejkaluar edhe planin.
Në krahun e shpenzimeve, qeveria vijon të tregohet dorështrënguar, duke vijuar problemin e mosplanifikimit të mirë. Në katër muaj shpenzimet u rritën me 3.4 miliardë lekë dhe u realizuan në masën 88.1% të planit.
Ndërkohë suficiti buxhetor arriti në 33.9 miliardë lekë, rritje me 78.6%. Deputetët dhe ekspertët kanë bërë shpesh kritika për shpërndarjen buxhetore që grumbullohet e gjitha në dy muajt e fundit të vitit.

Burimi