19 qytetarë të infektuar me COVID, nuk ka humbje jete në 24 orët e fundit

19 qytetarë kanë rezultuar të infektuar me COVID gjatë 24 ortëve të fundit në vendin tonë.

Nga 628 testime kanë rezultuar pozitivë me COVID19 10 qytetarë në Tiranë, 2 në Rrogozhinë, nga 1 qytetarë në Shkodër, Lezhë, Durrës, Kamëz, Mallakastër, Gjirokastër, Tepelenë.
Janë 251 qytetarë aktivë me Covid19 në të gjithë vendin.

Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 2 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me SarsCov2.
Janë shëruar 53 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 327,610 që nga fillimi i epidemisë.
Ministria e Shëndetësisë i bën sërisht thirrje qytetarëve të mos neglizhojnë vaksinimin anticovid, veçanërisht në këtë periudhë të vjeshtës, për të kufizuar rrezikun e përhapjes së infeksionit.
Vaksinimi anticovid kryhet në qendrat shëndetësore në të gjithë vendin. Gjithashtu MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar, që të drejtohen në qendrat shëndetësore, për t’u vaksinuar me dozën përforcuese. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Nëse keni shenja të sëmundjes apo keni patur kontakt me një person të prekur nga Covid19, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Statistika (14 Tetor 2022)
Raste të reja ditore 19
Të shëruar në 24 orë 53
Të shtruar në spitale 2
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 628
Testime totale 1,989,378
Raste pozitive 331,452
Raste të shëruara 327,610
Raste Aktive 251
Humbje jete 3,591
Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:
Tiranë 181
Elbasan 16
Fier 15
Gjirokastër 15
Shkodër 8
Vlorë 5
Berat 5
Lezhë 2
Durrës 2
Kukës 1
Korçë 1.

Top ChannelLexo me shume