20 ushtarë ukrainas të çliruar nga robëria ruse

Andriy Yermak, kreu i Zyrës së Presidentit të Ukrainës, tha se Ukraina ka kthyer 20 ushtarë të tjerë si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

“Një tjetër shkëmbim i të burgosurve, një tjetër moment gëzimi dhe mirëkuptimi që sot do të jetë një nga ditët më të mira në jetë për shumë familje. Arritëm të çlirojmë 20 persona nga robëria,” tha Yermak.

Sipas tij, Ukraina ka kthyer 14 ushtarë të Forcave të Armatosura të Ukrainës, katër ushtarë të mbrojtjes territoriale, një ushtarak të Gardës Kombëtare dhe një ushtar të Marinës. Midis tyre ka njerëz që rusët i mbajtën në Olenivka, në territoret e pushtuara përkohësisht të rajoneve Zaporizhzhia dhe Kherson. Të liruarit po i nënshtrohen kontrollit mjekësor.

Më vonë doli se ukrainasit e çliruar nga robëria ruse përfshijnë ushtarakë të një batalioni patrullimi të Centralit Bërthamor të Zaporizhzhia. Këtë e ka bërë të ditur në Telegram Shtabi Koordinues për Trajtimin e të Burgosurve të Luftës .

Më 11 tetor, Yermak tha se Ukraina ktheu 32 ushtarë dhe trupin e shtetasit izraelit Dmytro Fialka si pjesë e një shkëmbimi të të burgosurve.

Lexo me shume