20 vite pa “trëndafilin e bardhë”, mbretëreshën e shqiptarëve Geraldinë

Ekspozohen për herë të parë dokumente dhe fotografi të mbretëreshës Geraldinë në ambientet e Kalasë së Tiranës.

Foto, të dhëna të saj biografike dhe përgatitjet e kryera për celebrimin e martesës me Mbretin Ahmet Zogu I. Programi i fejesës së Mbretit Zog I me konteshën Geraldina Aponnyi; Dëshmi e Mbretit Ahmet Zog dërguar kryeministrit më 30 janar 1938 mbi dëshirën për të pranuar si bashkëshorte konteshën Geraldi Aponnyi, referuar nenit 89 të Statutit Themeltar Mbretëror janë disa prej artefakteve të paraqitura.

Nder to spikasin edhe, lista e shpenzimeve e martesës së mbretit Zog. Telegrame urimi mbi lajmin e gëzueshëm të martesës midis mbretit Ahmet Zog dhe princeshës Geraldinë.

Princ Leka në këtë ceremoni u shoqërua nga e bija Geraldina e vogël dhe pjesëtarë të oborrit mbretërorë  e bija 2-vjecare, pasi  u përball me fotografinë e  mbretëreshës, e thirri nënë, ku moment emocionoi të pranishmit.

Dokumentet historike kanë qenë risi edhe për vetë Princin Leka , ku për here të parë njihet me vendin e kafes së fejesës mes mbretit Zog dhe Geraldinës.

Kuratori  Deanld Prifti thotë se  kjo ekspozitë është konceptuar e ndarë në tre pjesë.

Drejtori Ardit Bodo bën thirrje për ridemensionimin e figurave te të tilla  përmes dokumenteve, e jo paragjykimit.

“Mbretëresha Geraldinë është një figurë shumë interesante, që del akoma më në pah nëpërmjet dokuementeve të Drejtorisë së Përgjithshme të Arkivave. Geraldina e mbajti Shqipërinë në zemër dhe luajti një rol të rëndësishëm në emancipimin e gruas shqiptare,” u shpreh Bido.

Princi Leka II nënvizoi se ngjarjet dhe faktet historike duhen publikuar pa anësi, duke falenderuar kështu stafin e DPA-së për punën e vazhdueshme të kryer në këtë drejtim.

“Historia duhet trajtuar pa paragjykime dhe ne duhet të ndihemi krenarë që kemi gjak shqiptari,” shtoi Princi Leka II.

Ky aktivitet zhvillohet në kuadër të përvjetorit të vdekjes së Mbretëreshës së Shqiptarëve. Ekspozita do të qëndrojë e hapur për dy ditë, në ambientet e Kalas së Tiranës. /abcnews.al/

Lexo me shume