3 skuadra në Seria A kërkojnë të marrin Asllanin në formë huazimi nga Interi

Kristjan Asllanit mund të largohet nga Interi gjatë mërkatos së janarit në formë huazimi. Mesfushori shqiptar i ka pasur minutat me pikatore, edhe pse Brozovic ka qenë i dëmtuar kohët e fundit.

Sipas mediave italiane 3 janë skuadrat që kanë shfaqur deri më tani interes për 20-vjeçarin. I pari është Empoli, pjesë e të cilit vazhdojnë të jenë dy shqiptarët e tjerë, Nedim Bajrami dhe Ardian Ismajli.

Një tjetër klub është Torino, në të cilin aktivizohet edhe Etrit Berisha dhe Mërgim Vojvoda, ndërsa skuadra e tretë është Spezia.

Interi nuk ka ndërmend ta lërë mesfushorin të largohet dhe e konsideron të rëndësishëm për të ardhmen, ndaj mundësitë e huazimit të Asllanit për momentin duken shumë të pakta.

Lexo me shume