36-vjeçari shqiptar aksidenton një grua shtatzënë dhe largohet nga vendngjarja

Një 36-vjeçar shqiptar është shpallur në kërkim nga policia italiane, pasi ka aksidentuar një grua shtatzënë.
Mediat italiane raportojnë se i riu shqiptar ndërsa lëvizte me makinë në Via Roma ka përplasur një 26-vjeçare shtatzënë në datën 1 maj, por në vend që ta ndihmonte është larguar pa gjurmë.
Pas hetimeve nga ana e autoriteteve është identifikuar drejtuesi i mjetit, i cili rezulton të jetë me origjinë shqiptare.
 

Burimi