4 milionë fëmijë vuajnë nga varfëria për shkak të luftës, njofton UNICEF

Pushtimi rus i Ukrainës dhe pasojat e tij ekonomike kanë lënë miliona fëmijë në varfëri në të gjithë Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, sipas agjencisë së ka OKB-së për fëmijë, Unicef, shkruan The Guardian.

“Fëmijët po mbajnë barrën më të rëndë të krizës ekonomike të shkaktuar nga lufta në Ukrainë”, tha Unicef.

Konflikti dhe inflacioni në rritje kanë çuar në varfëri katër milionë fëmijë të tjerë në Europën Lindore dhe Azinë Qendrore, një rritje prej 19 për qind që nga viti 2021”.

Fëmijët rusë dhe ukrainas janë prekur më së shumti që nga sulmi i Rusisë.

“Gati tre të katërtat e numrit të fëmijëve në Rusi jetojnë në varfëri për shkak të luftës në Ukrainë dhe krizës së kostos së jetesës në të gjithë rajonin, me 2.8 milionë fëmijë të tjerë që tani vuajnë nga uria”, raportoi Unicef.

Rënia e ekonomisë ruse për shkak të sanksioneve së bashku me popullsinë e saj të madhe përkeqësuan edhe më shumë efektet.

“Ukraina është shtëpia e gjysmë milioni fëmijëve të tjerë që jetojnë në varfëri,” tha Unicef.

/abcnews.al

 

Lexo me shume