49-vjeçari i dënuar për vrasje qëllon me armë ndaj policisë në Shkodër (Emri)

Një 49-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri ndaj efektivëve në Shkodër, teksa këta të fundit po zhvillonin një aksion për kapjen e tij.

Bëhet fjalë për Agim Gjatën, i cilësuar nga policia si “person me rrezikshmëri të lartë”, pasi ishte shpallur në kërkim për armëmbajte pa leje dhe ishte dënuar më parë për vrasje.
Në momentin që policia rrethoi banesën dhe i bëri thirrje për për t’u dorëzuar, 49-vjeçari ka qëlluar me armë zjarri në drejtim të shërbimeve të Policisë.

‘Si rezultat i operacionit “Neutralizimi” u kap dhe u vu në pranga shtetasi i shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje, Agim Gjata, 49-vjeç, banues në Barbullush, i dënuar më parë për vrasje’- njofton policia.
49-vjeçarit iu sekuestrua arma e zjarrit kallashnikov dhe gjatë kontrollit, policia i gjeti edhe një armë zjarri tjetër pistoletë dhe një palë dylbi.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Shkodër, për veprime të mëtejshme.

Top ChannelLexo me shume