70-vjeçari në Korçë i jep fund jetës duke u vetëhedhur nga pallati

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Korçë. Mësohet se një 70-vjeçar i ka dhënë fund jetës duke u vetëhedhur nga kati i tretë i pallatit.

Sipas policisë, ngjarja ka ndodhur mëngjesin e sotëm. Grupi hetimor ka nisur menjëherë punën për zbardhjen e rrethanave.

Njoftimi i policisë:

  1. Më datë 17.10.2022, rreth orës 07:40 në lagjen nr. 12, Korçë, dyshohet se është hedhur nga kati i tretë i pallatit, ku jetonte i vetëm, shtetasi N. P., rreth 70 vjeç, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Lexo me shume