75-vjeç dhe në super formë, si e ndryshoi rutinën e fitnesit Arnold Schwarzenegger

Arnold Schwarzenegger deri më sot ka ndarë një sërë stërvitjesh speciale për muskuj të fortë që ju lëndojnë, ju djegin dhe ju lodhin.

Tashmë në moshën 75-vjeçare, ai ka ndryshuar mënyrën se si mendon dhe stërvitet, siç u shpreh pas një pyetjeje të një fansi. Fizikisht dhe mendërisht, stërvitjet e tij kanë shkuar në një nivel tjetër dhe siç thotë ai: “Fizikisht thjesht duhet të pranosh realitetin dhe të bësh më të mirën që mundesh. Nuk është gjithmonë e lehtë të pranosh që nuk je më ai që ishe. Mbi 2000 amerikanë mbi 65 vjeç vuajnë nga depresioni. Besoj se kjo ka të bëjë me ndryshimet hormonale që relaksojnë muskujt me kalimin e kohës”.

Në të njëjtën kohë, ai ka disa këshilla praktike se si të ushtroheni në mënyrë të sigurt dhe pa lëndime ndërsa rriteni. “Unë përshtatem me moshën time, i ndryshoj stërvitjet për të shmangur kryesisht lëndimet. Prandaj u largova nga peshat dhe u fokusova te makineritë”. Megjithatë, ai vazhdon të stërvitet çdo ditë, sepse kjo e bën atë të lumtur, edhe nëse stërvitjet e tij nuk kanë të bëjnë fare me ato që bënte kur ishte më i ri.

Ai e nis ditën duke shkuar në palestër dhe megjithëse trupi i tij nuk reagon njësoj si 50 vjet më parë, ai ka përfitime të mëdha shëndetësore.

Legjenda austriake kishte treguar më parë se çfarë e ka çmendur atë vitet e fundit: “Më çmend kur shoh djem që mendojnë se po ngrenë shumë peshë, duke bërë një… gjysmë përsëritje. Unë kam qenë dhe jam fanatik për të bërë diçka siç duhet. Përndryshe nuk ka kuptim, po mashtroni veten dhe nuk shihni kurrë ndonjë rezultat domethënës”./abcnews.al

Lexo me shume