A do jetë Ronaldo në Paris për Topin e Artë?

Cristiano Ronaldo nuk është në listën e finalistevë për Topin e Artë por do të jetë i pranishëm në ceremoninë e së hënës për të mbështetur shokun e tij, Karim Benzema.

37-vjeçari që nuk e fiton trofeun që prej vitit 2017 dhe bëhen pikërisht 5 vjet që ai nuk është i pranishëm në ceremoninë që zhvillohet në Paris por këtë herë ai dëshiron të tregojë mbështetjen publike për sulmuesin e Realit të Madridit që sipas të gjitha gjasave do të fitojë dhe me një diferencë të madhe nga ndjekësi më i afërt.

“Le Parisien” shkruan se Benzema është tashmë pothuajse edhe zyrtarisht fitues i Topit të Artë me 44 gola në 46 ndeshje të regjistruara sezonin e kaluar ndërsa ka luajtur me Ronaldon për rreth 9 vite dhe gjatë kësaj periudhe ,e të cilin ka krijuar edhe një miqësi të veçantë. Në vitet 2018, 2019 dhe 2021 pasi ka mësuar se nuk ishte ai fituesi, Ronaldo nuk ka marrë pjesë në ceremoni.

Lexo me shume