A do të bashkohet PD? Salianji: Nuk shoh përfundim pozitiv, shpresoj të përgënjeshtrohem

Partia Demokratike duket larg bashkimit, të paktën për deputetin Ervin Salianji. Ai tha në “Radar Informativ” me gazetaren Juli Xhokaxhi se palët do të dalin në fund duke thënë se mungonte vullneti nga ata që kishin përballë.

Ai propozoi gjithashtu ide për bashkimin e demokratëve dhe shtoi se shpreson që ai të përgënjeshtrohet

“Shpresoj që të përgënjeshtrohem, por nuk shoh asnjë përfundim pozitiv veçse një përfundim ku secila palë thotë se nuk kishte vullnet pala tjetër. Së pari asnjë deputert nuk ka një platformë se cila do të ishin pikat ku bashkohen. Një variant do të ishte një anëtar një votë, primaret. Kanë edhe pjesën e debatit publik, edhe një anëtar ka votën. Përderisa i kanë të dyja pjesët kur ishin bashkë, duhet përdorur. Do duhet të bëheshin grupe të përbashkëta për bërjen e primareve.

Duhet të ketë vullnet pozitiv, të lërë diçka nga vetja çdo përfaqësues i lartë i Partisë Demokratike. Është çështje e një vullneti negative, nuk duan që të bëhet. Do ta shohim kush nuk do, fakti që ecin të dyja paralelisht do të thotë që nuk ka një vullnet. Bëhen mbledhje në mënyrë të njëanshme për të thënë që “unë ta dhashë mundësinë por ti nuk erdhe”, tha Salianji.

Lexo me shume