A do të takohet Biden dhe Putin në samitin e G20? Reagimet e SHBA dhe Kremlinit

Pesidenti amerikan Joe Biden ka thënë se SHBA nuk do t’i refuzojë kurrë negociatat apo kontaktet e tjera të donishme ndërkombëtare.

“Ne kurrë nuk lëmë një dorë të shtrirë”, tha Biden për CNN, ku u pyet edhe për një takim të mundshëm me homologun rus Vladimir Putin.

Megjithatë nuk ka munguar as një përgjigje nga këshilltari diplomatik i kremlinit, Yuri Ushakov.

“Por nëse dëgjojmë dhe kuptojmë se një partner nuk dëshiron të na takojë për një arsye ose një tjetër, ne nuk  imponohemi”, tha Ushakov, cituar nga agjencitë ruse, duke iu përgjigjur një pyetjeje mbi hipotezën e përballje mes Putinit dhe Bidenit në G20.

Presidenti amerikan në një intervistë për CNN tha se një takim i mundshëm me liderin rus do të varet nga tema e bisedës. /abcnews.al

Lexo me shume