A do të vazhdojnë shirat e vjeshtës? Parashikimi i motit për vendin tonë në ditët në vijim

Moti në vendin tonë për këtë fundjavë pritet të jetë me kthjellime dhe vranësira, por pa reshje shiu.

Temperaturat do të arrijnë deri në 26 gradë Celsius dhe dielli do të jetë prezent gjatë gjithë ditës.
Sipas metorologes së Metoalb, Lajda Porja mbrëmjen e sotme do të ketë përmirësim të motit dhe ndërprerje të reshjeve.

Në mëngjes do të ketë një rënie të temperaturave, ku në zonat malore pritet që termometri të shënojë 3 gradë Celsius.
Java që vjen do të jetë me diell dhe me temperatura relativisht të larta.

Top ChannelLexo me shume