A duhet të rikandidojë Veliaj? Bushati: PS nuk ka nevojë për kryeministër në hije

“Kush i del përballë Edi Ramës”, ka qenë tema e diskutimit mbrëmjen e së premtes në emisionin “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo.

Për të folur për këtë temë të ftuar në studioi ishin deputeti demokrat Belind këlliçi, ish-deputeti socialist Ervin Bushati si dhe analistët Mentor Nazarko dhe Artur Zheji.

I pyetur nga moderatori Xhafo lidhur me deklaratën e dhënë pak ditë më parë ku ish-deputeti socialist, Bushati vlerësonte lart figurën e Edi Ramës, por me nënkupton kërkonte Veliaj të mos rikandidojë, Bushati tha se PS nuk ka nevojë për një kryeministër në hije.

Sipas tij nuk duhet bërë më skemë që Tirana të bëhet trampolinë politike, ku çdo kryebashkiak të synojë të bëhet kryeministër.

Pjesë nga biseda:

Xhafo: Ju keni thënë Edi Rama është talent mo?

Bushati: Nuk kishte ironi. Prandaj ti e ke trajtuar si “Eposi i kreshnikëve”, është si ajo puna shtet i dobët lider i fortë. Tirana është kryeqyteti i Shqipërisë, gjysma e ekonomisë, dhe meriton të ketë një menaxher i mirë.

Xhafo: Përgjigjuni pak shkurt?

Bushati: Mos u bëj imponues, me logjikën time do vij aty.

Xhafo: Kam 20 pyetje për juve, përgjigju shkurt.

Bushati: Le të kesh 20-të, unë kësaj do i përgjigjem.

Xhafo: Çfarë ndodh që Bushati lartëson Ramën, dhe jo Veliajn. Bushati këtë e mendon i vetëm apo ka dhe të tjerë si ju?

Bushati: E ka thënë Saliu ti bëj pyetjen tënde unë jap përgjigjen time.

Xhafo: As Saliu nuk i ka bërë bisht pyetjeve në këtë studio.

Bushati: Tirana është kryeqytet i Shqipërisë që edhe po të punosh 25-së orë në 24. Tirana nëse sot nuk do të kishte probleme me ujin dritat mund të merrej si fushëbeteje politike, por Tirana është një fushëbetejë sociale. Që Tiranën do ta fitojë PS nuk ka diskutim. Ka patur një mbështetje shumë të madhe. PD-së i takon ta kthejë në referendum, ndërkohë që janë zgjedhje administrative, pasi nuk fiton qytetari i Tiranës, por as PS-së që ta kthejë në betejë politike. Këtu duhet të zgjidhjet një njeri që të bëjë më të mirën për Tiranën. Nuk është në të mirë të Endrit që Tirana të përdoret si trampolinë politike. Ndodhi në Shqipëri që një njeri punoi mirë për Tiranën dhe më pas u bë kryeministër, por kjo nuk duhet kthyer në skemë. Këtë gjë bëri dhe Basha por dështoi.

Xhafo: Veliaj ka punuar në maksimumin e asaj që meriton Tirana?

Bushati: Që të punosh 25 orë në 24 do të thotë ose të bësh njërën ose tjetër.

Xhafo: Deduktojmë që nuk ka punuar mjaftueshëm.

Bushati: Ka avantazhet e veta duke qenë figurë e lartë politike. PD-së i duhet figurë politike, edhe pse mendoj se janë djegur.

Xhafo: Nëse Rama do të mendonte për qytetarët, çfarë identikiti duhet të ketë ky person?

Bushati: Në interesin e PS-së e cila duhet të fitojë zgjedhjet në Bashkitë e mëdhaja. Aq më tepër që PD doli nga sistemi në 2019-të, nuk ka bërë atë ushtrimin tonë, ku ne dimë në çfarë ore voton.

Xhafo: E mendoni vetëm ju këtë, apo ka dhe të tjerë?

Bushati: Sigurisht që nuk jam vetëm unë. Por unë mund të jemë i vetmi që e kam thënë.

Xhafo: Ka pakënaqësi ndaj Veliajt?

Bushati: Nuk ka pakënaqësi, që Tirana do merret por që duhet të respektohen dhe qytetarët në Tiranë kjo duhet. Unë mendoj për 2025-n.

Xhafo: Rama vetë çfarë mendon në raport me lali Erin?

Bushati: Pyeteni kur të vijë. PS nuk ka nevojë për një kryeministër hije. Një parti një mazhorancë, çfarë ndodh ën Angli, në asnjë moment nuk mendohet kush është pas Liz Truss edhe pse ka 16%. Pra nuk diskutohen këto çështje. Rama është në moshën e duhur, ka eksperiencën e duhur. Rama me 3 fitore është kryeministri më i zgjedhur në historinë shqiptare.

/Taulant Halili/Abcnews.al/

 

Lexo me shume