A e keni menduar ndonjëherë Charlize Theron brune? Aktorja sapo i tha “lamtumirë” flokëve biondë

Kjo është padyshim një pyetje retorike pasi ka vërtetuar se mund të mbështesë të gjitha nuancat dhe të jetë gjithmonë inspirim perfekt për ndryshimin tonë të ardhshëm të flokëve. Aktorja i beson një prej parukierëve më të mirë të flokëve në Hollywood, Adir Abergel.

Kështu tani ajo ka provuar një nuancë më të errët dhe flokët i ka pothuajse të zeza dhe këtë e ka zbuluar në look-un e saj të fundit. Kjo nuancë e veçantë nxjerr në pah tiparet e saj dhe vjen në një kontrast të veçantë me ngjyrën e syve të saj.

Kështu ajo ka pozuar me një ndarje në mes dhe një topuz të ulët, duke krijuar një pamje të mrekullueshme të flokëve, ideale për të gjitha orët. Charlize padyshim që i pëlqen ndryshimet e flokëve të saj dhe ne jemi këtu për t’i dokumentuar ato dhe për t’ju dhënë frymëzimin që ju nevojitet.

Flokët thuajse të zeza po bëhen trendi i ri dhe mjaft i papritur i flokëve të dimrit dhe rikthimi në pamjen natyrale është termi që karakterizon këtë sezon. Kjo është e zeza, e cila është nuanca e re super hot, me refleks kafë që i bën flokët të duken të pasur dhe me shkëlqim!/abcnews.al

Lexo me shume