A ka thyer zemra Grida Duma? Deputetja demokrate flet si rrallëherë për dashurinë

Deputetja demokrate, Grida Duma ka vendosur që ta lërë mënjanë “ngurtësinë” që i jep posti i deputetes dhe të flasë si rrallëherë për jetën e saj personale.

Deputetja ka treguar për dashurinë e saj të parë, të cilën e ka përjetuar në kohën e gjimnazit.

“Ka qenë dashuri e shëndetshme… nëse asnjërit nuk i thyhet zemra, nuk është në jetë”, tha deputetja.

E ftuar në emisionin “S’e luan topi”, Duma u përgjigj nëse i është thyer zemra apo ia ka thyer ajo zemrën partnerit.

Ajo u përgjigj me humor “me siguri është kjo e dyta”.

Por, a është e hapur sot Grida Duma për dashurinë? Ajo shprehet se burrat nuk arrijnë t’i afrohen deri në këtë pikë:

“Nuk e di, mendoj që i dukem e largët. Besoj se shumë gra që janë në pozicionin tim dhe që kanë një posturë të caktuar, sidomos kur merren me politikë dhe kanë këtë veshjen e të fortës… nuk di se ç’ndodh sepse nuk vjen deri tek unë.

Vjen një kohë, vjen një moshë ku unë nuk pres t’ia dalë tjetri. Unë mund të zgjedh. Si çdo gjë tjetër në jetë kur ke një eksperiencë të caktuar. Nuk kam pasur kurrë ndonjë sjellje që pres të më thonë, pres të më vinë pas. Unë njerëzit që i pëlqej, i pëlqej! Jam shumë në kontroll të ngjarjeve të mia”.

Kësaj teme, Grida Duma i vë pikat mbi ‘i’, kur thotë se “dashuria është e vetmja gjë që nuk duhet të mungojë në jetë”./Abcnews.al/

Lexo me shume