“A rrezikohen vizat për shqiptarët nëse miratohen pasaportat gold?” Ambasadorja Hohmann: Raporti është i qartë, kjo lloj skeme do vinte në pah risqe

Lidhur me pyetjen nëse rrezikohen vizat për shqiptarët nëse vendi do të miratojë pasaportat gold, ambasadorja e delegacionit të Bashkimit Europian, Christiane Hohmann gjatë konferencës së përbashkët me zv.kryeministren, Belinda Balluku tha se BE respekton sovranitetin e cilido shteti, por theksoi se kjo lloj skeme do vinte në pah rrisqe.

Gazetarja: Nëse qeveria është e vendosur t’i çojë përpara këto nisma a rrezikohen vizat për shqiptarët?
Ambasadorja: Në lidhje me pasaportat gold mendoj se raporti është i qartë që BE respekton sovranitetin e cilido shteti për të vendosur cilat skema, por duke pasur kontekstin ku jetojmë  dhe agresionin e Rusisë, kjo lloj skeme do vinte në pah rrisqe. Ju e dini që një shtet anëtar u padit në gjykatën e drejtësisëë për shkelje. Çdo shtet duhet ta vendosë vetë.

Balluku: Identififkimi i sfidave, mangësive dhe probematikave, kjo është natyra e punës sonë dhe ky është thelbi, për çdo pyetje që keni duhet që të kuptojmë natyrën e projektit. Dua ta nis për amnistia fiskale, se për kartat gold kam më pak për të thënë. Komisioni vë në dukej se është bërë progres për zbatimin e planit të veprimit për luftën kundër pastrimit të parave, ky është një vlerësim i komisionit. Për amnistinë fiskale është një vlerësim hipotetik, që aministia fiskale mund të sjellë atë problematikë, mund të vërë në rrezik progresin në luftën kundër pastrimit të parave. Amnistia ka kaluar si rrallë herë më parë një proces të rëndësishëm, atë të konsultimit kombëtar, ku kanë marrë pjesë.
Kujtojmë se Komisioni Europian u ka sugjeruar shteteve të Bashkimit Europian të forcojnë kontrollet ndaj shtetasve të vendeve jo anëtare të BE-së, të cilët kërkojnë nënshtetësi përmes investimeve, apo të ashtuquajturat “pasaporta gold”

Top ChannelLexo me shume