ABC zbardh dëshminë e Marsel Buçit: Deizi më ka kërcënuar dhe provokuar. Shefi i krimeve mohon akuzat për dhunë

Djegia e makinave ka rikthyer sërish sherrin mes Marsel Buçit dhe Deizi Arapit, të cilët akuzojnë njëri-tjetrin.

Mbrëmjen e djeshme të dy janë shoqëruar në komisariat, ndërsa mësohet se Buçi ka denoncuar shefin e komisariatit Devoll, Pashk Syziu për dhunë dhe ky i fundit është pezulluar tre ditë nga puna.

Abc ka siguruar dëshminë e Marsel Buçit. Sipaj tij, sherri ka filluar pasi Arapi e ka provokuar dhe kërcënuar që Buçi ta godiste. Por Buçi shprehet se ai nuk ka reaguar ndaj provokimeve.

Marsel Buçi: Mbrëmë kam dalë për kafe dhe jam konfliktuar me fjalë me Deizi Arapin e cila me ka kërcënuar dhe provokuar që unë ta godisja por nuk kam reaguar. Pas debatit më njoftuan nga familja që policia po më kërkonte në shtëpi, erdha në banesë dhe më shoqëruan në komisariat. Atje, në zyrën e shefit të krimeve, ku ishte prezent edhe një punonjëse policie, shefi i krimeve pa asnjë shkak më ka goditur në pjesë të ndryshme të trupit me grushte dhe shkelma. Nuk kam reaguar dhe kam qëndruar i qetë derisa hyri në zyrë një tjetër punonjës policie i cili e qetësoi situatën. Më pas shkoj te drejtoria e policisë dhe bëj denoncimin në AMP. Ndihem i kërcënuar, jam shumë i prekur nga kjo situatë dhe ndihem i pasigurt dhe jo i qetë. Në komisariat mbrëmë mbërriti edhe avokati im, dhe deputeti i Bilishtit Bledjon Nallbati.

Nga ana tjetër, shefi i krimeve ka mohuar akuzat.

Në komunikim telefonik me shefin Pashk Syziu, ai mohon kategorikisht akuzat, duke thënë se nuk janë të vërteta dhe se ka dëshmitarë në zyrë që e vërtetojnë këtë gjë. Po ashtu edhe për akuzat e Marsel Buccit që shefi ka ofenduar Bledjon Nallbatin, edhe kjo mohohet nga ana e shefit të krimeve.

/Abcnews.al/ 

Lexo me shume