Administrata nuk denoncon korrupsionin? Rama i përgjigjet Altin Dumanit_663a03a0a9c2e.jpeg

Administrata nuk denoncon korrupsionin? Rama i përgjigjet Altin Dumanit

Kryeministri Edi Rama iu është përgjigjur deklaratës së kreut të SPAK, Altin Dumani, i cili deklaroi se denocimet për korrupsion nga institucionet shtetërore kanë rënë.
Kreu i qeverisë deklaroi se një nga arsyet e rënies së denoncimeve nga administrata është impakti parandalues që, sipas Ramës, ka filluar të japë edhe vetë veprimtaria e SPAK.
“Nuk e solla në vëmendjen për ndonjë replikë, por për të rrëzuar me fakte e shifra pretendimet e përsëritur të kundërshtarëve tanë se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK janë rrufe që bien në një territor ku nuk bëhet asgjë për të pastruar ferra e kapur derra që llokoçiten në moçalin e korrupsionit”, tha kreu i qeverisë.
Edi Rama: “Dëgjova drejtuesin e SPAK në raportimin e tij përpara KLP kur tha se kanë rënë denoncimet për korrupsion nga institucionet shtetërore.
Misioni bazë i pushtetit ekzekutiv në luftën kundër korrupsionit nuk mund të jetë hetimi i brendshëm i korrupsionit, por hartimi i masave sistemike që adresojnë problematika. Një arsye e rënies së një lloji të caktuar denoncimesh për korrupsion nga institucionet është në fakt, impakt parandalues që ka filluar të japë edhe vetë veprimtaria e SPAK.
Nuk e solla në vëmendjen për ndonjë replikë, por për të rrëzuar me fakte e shifra pretendimet e përsëritur të kundërshtarëve tanë se rastet që zbulojnë hetimet e SPAK janë rrufe që bien në një territor ku nuk bëhet asgjë për të pastruar ferra e kapur derra që llokoçiten në moçalin e korrupsionit.
Në vetëm dy vitet e fundi drejtoria e përgjithshme antikorrupsion në Ministrinë e Drejtësisë, ka urdhëruar 532 masa disiplinore për shkelje, 263 rekomandime për ndryshime të natyrës ligjore, rregullatorë apo institucionale dhe ka dorëzuar në Prokurori 48 kallëzime penale.”

Burimi