Afatet e zgjedhjeve, 6 marsi i dytë i duelit Berisha-Basha

6 marsi do të jetë një duel i dytë mes Sali Berishës dhe Lulzim Bashës, pasi kjo datë është afati i fundit kur partitë duhet të regjistrohen si pjesëmarrëse në zgjedhjet e 14 majit.
Një vit pasi kanë marrë praktikisht në zotërim partinë, demokratët e Foltores janë duke kërkuar një zgjidhje për ta mundur Bashën edhe me dokumente.

Nëse gjykata nuk do të japë deri atëherë një zgjidhje, për KQZ-në, kryetar i PD-së me dokumente është Lulzim Basha e ai ka të drejtë të kandidojë kryetarë bashkish apo këshilltarë.

Nëse situata do të vijojë të jetë si tani, Berisha e ka një rrugë ligjore për të kandiduar të preferuarit e tij për drejtimin e bashkive. Skema mund të jetë e njëjtë si në zgjedhjet e pjesshme lokale të 6 marsit.

Kandidatët për kryetarë bashkie propozohen përmes një koalicioni me Partinë e Lirisë dhe aleatët e tjerë.
Megjithëkëtë, kjo zgjidhje nuk mjafton, pasi demokratët e Berishës nuk mund të kandidojnë emra për këshillat bashkiakë, e drejtë që gëzohet vetëm nga partitë që kanë kryetar me të drejtë firme e vule.

Juristët e grupimit të rithemelimit po kërkojnë një zgjidhje ligjore për të tejkaluar këtë moment, teksa gjykata nuk ka dhënë një vendim përfundimtar.

Edhe pse demokratët kanë nisur procesin e primareve për të zgjedhur kandidatët për kryetarë bashkie, të gjitha partitë kanë afat deri në 26 mars për të depozituar kandidatët e tyre, si për kryetarë ashtu edhe këshilltarë.

Lexo me shume