Agai surprizon fermerët, çfarë do të ndodhë mbrëmjen e sotme

Mbrëmjen e sotme, Agai ka vendosur të surprizojë fermerët.
Me rastin e ditëlindjes së Glorias, në fermë do të ketë festë. Ushqimet e shijshme, muzika dhe kërcimet do të mbizotërojnë në “Ferma VIP”.
“Fermerë! Duke nisur nga kërkesa e kryefermeres Glorias për të patur një mbremje muzikore në fermë, Agai ka vendosur t’a plotësojë dëshirën. Për plotësimin e të gjitha normave të punëve në fermë, sigurisht me përkrahjen e gjithë fermerëve sot do të shijoni një super darkë. Gjithashtu Agai duke e ditur sa e shijoni ju muzikën, ju vë në dispozicion gjithmonë më të mirët.Edhe njëherë gëzuar ditëlindjen Gloria! Bëfshi qejf të gjithë dhe mos pini shumë”, thuhej në zarfin e dërguar nga Agai.

Burimi