Ajaxi “shfryn” ndaj Exelsiorit, shkakon “tërmet 7-ballësh” në “Johan Cruyif Arena”

Ajaxi i Asmterdamit shpërthen me shtatë gola në Eredivisie pas humbjes që pësoi nga Napoli në stadiumin “Maradona”, në mesjavë. “Harkëtarët”, që pësuan plot 10 gola në dy ndeshje nga skuadra e Spallettit, “e shfry inatin” ndaj Exelsiorit, duke e mposhtur thellë 7-1. Një sukses që e mban në krye të kampionatit elitar holandez me 25 pikë, një më shumë se PSV Eindhoveni.

E hapi serinë e golave Sanchez që në minutën e 15-të, më pas realizuan brenda pjesë së parë Berghuis dhe Brobbey.

Dominimi i “harkëtarëve” vijoi edhe gjatë fraksionit të dytë, me Brobbey që sigloi të dytin personal në të 59-tën, për t’i lënë radhë Tadicit për golin e 5-0.

Por vendësit nuk e kishin thënë ende fjalën e fundit: Bergwijn dhe Kudus mbyllën serinë e golave të Ajaxit, që në fund i la miqtë të shënonin golin e nderit me Agrafiotis.

 

 

Lexo me shume