Aksident i frikshëm në “Rrugën e Kombit”, shpëton mrekullisht familja

Një aksident i frikshëm është shënuar pak minuta më parë në “Rrugën e Kombit” në afërsi të degëzimit të Rrëshenit.
Raportohet se një automjet tip fuoristradë është batuar disa herë në rrugë duke u dëmtuar.
Për fat të mirë, dy bashkëshortët dhe vajza e tyre kanë shpëtuar pa dëmtime të rënda.
Drejtuesi i mjetit ka pësuar dëmtime në krah dhe kokë, bashkëshortja në krah, ndërsa vajza nuk ka pësuar dëmtime.
E gjithë familja u transportua në spitalin e Rrëshenit me autoambulancë, ndërsa fillimisht janë ndihmuar nga udhëtarë të rastit.
Në vendin e ngjarjes ka mbërritur grupi hetimor i cili pritet të zbardhë shkaqet e aksidentit.
 

Burimi