Aksident i rëndë në Serbi, shoferi harron frenat e dorës, përmbyset minibusi plot pasagjerë

Një aksident i rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Serbi, në afërsi të digës së Rovnit.

Një minibus i mbushur me pasagjerë është përmbysur.

Një grua ka humbur jetën ndërsa pasagjerët e tjerë kanë mbetur të plagosur.

Sipas kurir.rs në minibus kanë qenë 17 pasagjerë.

3 nga 16 pasagjerët e plagosur janë në gjendje të rëndë.

Siç mëson Kurir, aksidenti ka ndodhur kur shoferi i minibusit ka dalë nga automjeti për të pyetur rojen për kalimin e digës Stubo-Rovni.

Dyshohet se shoferi nuk ka aktivizuar frenat e dorës kur ka dalë nga minibusi.

Minibusi depërtoi gardhin mbrojtës dhe u rrokullis nga një shpat rreth 50 metra i gjatë.

Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat zjarrfikëse dhe ambulancat.

Policia po heton për shkaqet e plota të ngjarjes./Abcnews.al/

Lexo me shume