Aksident në aksin Fier-Ballsh, një i vdekur dhe një i plagosur

Një aksident ka ndodhur mesditën e sotme në aksin Fier-Ballsh ku për pasojë një person ka humbur jetën.

Ndërkohë që si pasojë e aksidentit ka mbetur një tjetër person i plagosur i cili është dërguar ën spital për ndihmë mjekësore.

Aksidenti ka ndodhur në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, si pasojë ka humbur jetën drejtuesi i mjetit, Qemal Kamberaj,  ndërsa pasagjeri  i plagosur është Asllan Kajo.

Njoftimi:

Rreth orës 15:55, në aksin rrugor “Fier-Mallakastër”, në vendin e quajtur “Qafa e Lalarit”, shtetasi Q. K., 64 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “Toyota” ka humbur kontrollin mbi automjetin dhe ka dalë nga rruga.

Për pasojë ka ndërruar jetë shtetasi Q. K , si edhe është dëmtuar shtetasi A. K., 59 vjeç, banues në Patos, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të kësaj dalje nga rruga.

Lexo me shume