Aksident në aksin Korçë-Pogradec, makina përplas biçikletën

Një aksident ka ndodhur në aksin rrugor Korçë – Pogradec, në afërsi të fshatit Bulgarec këtë mbrëmje.

Nga të dhënat paraprake bëhet me dije se një automjet ka përplasur një person me biçikletë.
I plagosuri i transportuar me urgjencë në spitalin rajonal të Korçës, ndërsa ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Korçë/Informacion paraprak
Më datë 28.10.2022, rreth orës 22:00, në aksin rrugor Pogradec-Korçë, pranë fshatit Bulgarec, Korçë, shtetasi A. Ç., rreth 33 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Fiat”, ka aksidentuar biçkilistin D. A., rreth 65 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e Korçës dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Me drejtuesin A. Ç., po kryen veprimet e mëtejshme procedurale. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.

Top ChannelLexo me shume