Aksident në Elbasan, “Benzi” godet mjetin për pastrimin e plehrave! Dëmtohet punonjësi dhe një 65-vjeçar

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Elbasan, ku një 70-vjeçar teksa po drejtonte mjetin, ka humbur kontrollin dhe është përplasur me një  mjet për pastrimin e plehrave. 

Si pasojë e këtij aksidenti është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” ( mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.
Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.
Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Top ChannelLexo me shume