Aksident në Elbasan/ I moshuari aksidenton makinën e plehrave, plagoset një person

Një person ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti automobilistik në Elbasan.

 

 

Një 70-vjeçar, duke drejtuar mjetin e tij ka përplasur automjetin e plehrave duke dëmtuar punonjësin, 56-vjeç.

 

 

Elbasan/Informacion paraprak

Në aksin rrugor Elbasan-Librazhd, në fshatin Mengel, shtetasi M. Z., 70 vjeç, banues në Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Benz “, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe ka goditur mjetin tip “Reno” ( mjet për pastrimin e plehrave) me drejtues shtetasin  V.P., 56 vjeç, banues në Elbasan.

Si pasojë e përplasjes, është dëmtuar një punonjës që ndodhej në mjetin e pastrimit, shtetasi A.K., rreth 50 vjeç, banues në Elbasan si dhe pasagjeri i mjetit tip “Benz”, shtetasi M.Xh., 65 vjeç, banues në Elbasan, të cilët ndodhen në spital nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor në vendngjarje vazhdon hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Lexo me shume