Aksident në rrugën Sarandë-Delvinë, dy të plagosur (Emrat)

Një aksident rrugor është shënuar para pak minutash në aksin Sarandë – Delvinë. Nga përplasja e dy automjeteve, njëri prej tyre ka përfunduar në kanal. Nga aksidenti mësohet se kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë transportuar me urgjencë në spitalin e Sarandës.
Ata janë Birbil Islami 42 vjec dhe Vendim Tozo 47 vjec.
Mësohet se janë përplasur kokë më kokë automjeti tip “Smart” me automjetin tip “Hummer” me targa AB 112 IV. Policia ndodhet në vendin e ngjarjes për sqarimin e rrethanave të aksidentit. Mësohet se dy drejtuesit e mjeteve janë Pëllumb Ahmeti, 28 vjec dhe Birbil Islami, 42 vjec.
Ahmeti ka qenë në drejtim të mjetit “Hummer” dhe Islami në drejtim të mjetit “Smart”. Si pasojë e aksidentit janë plagosur Islami dhe pasagjeri Vendim Tozo, të cilët po marrin ndihmën e parë në spitalin e Sarandës, ndërkohë që 28 vjecari Ahmeti është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Sarandë. ©Argjiroja.net

Burimi