Aksidenti rrugor i merr jetën të riut shqiptar në Itali

Një 23-vjeçar me origjinë shqiptare ka ndërruar jetë në Itali, si pasojë e një aksidenti të rëndë rrugor, i cili ndodhi në orët e para të mëngjesit sot.

Mediet vendase bëjnë me dije se viktima po udhëtonte bashkë me katër miqtë e tij, kur makina me të cilën po lëviznin humbi kontrollin dhe u përplas me barrierat anësore të rrugës.

Mësohet se 23-vjeçari shqiptar ishte një nga pasagjerët e mjetit tip “Alfa Romeo”.

Katër shokët e tij i shpëtuan vdekjes, ata po trajtohen në spitalin e Perugias.

Aksidenti tragjik ka ndodhur përgjatë rrugës Pievaiola, pranë fshatit Strozcapponi, në komunën e Corciano.

/abcnews.al./

Lexo me shume