Aktori i njohur dënohet me 50 vite burg pas akuzave për përdhunim

Kaalan Walker, i njohur më së shumti për rolin në filmin “Superfly” të vitit 2018, është dënuar me 50 vjet deri në burgim të përjetshëm pasi u shpall fajtor për sulm seksual ndaj shtatë personave, tre prej të cilëve ishin të mitur. Gjykata e shpalli fajtor 27 vjeçarin në prill për tre akuza.

Walker përdori Twitter dhe Instagram për të kontaktuar vajzat, të cilat ishin aktore dhe modele aspiruese duke pretenduar se do t’i bënte pjesë të videove muzikore dhe seteve fotografike që nuk u realizuan kurrë. Në vend të kësaj, artisti i dhunonte dhe sulmonte seksualisht ato. /abcnews.al

Lexo me shume