Akuzohet se ka vrarë foshnja në njësinë neonatale, infermieres britanike i gjenden shënime: E bëra me qëllim, jam e ligë

Infermierja Lucy Letby, e cila akuzohet t’u ketë  marrë jetën shtatë foshnjave në njësinë neonatale, thuhet të ketë lënë një shënim me shkrim dore ku shprehej: Po e kam bërë unë, jam e ligë.”

Infermierja 32-vjeçare dyshohet se ka vrarë foshnja përgjatë një viti ndërsa punonte në spitalin Countess of Chester.

Po ashtu, ajo tentoi që të vriste dhe 10 foshnja të tjera. Të enjten në mëngjes, në ditën e katërt të gjyqit të saj, prokuroria përfundoi fjalën hyrëse, në të cilën u shtrua çështja kundër Letby.

Nick Johnson KC përfundoi duke i treguar Gjykatës së Kurorës së Mançesterit për një seri shënimesh të shkruara me dorë të gjetura gjatë një kontrolli në shtëpinë e saj.

Në një shënim që iu tregua gjykatës, ajo kishte shkruar: “Unë nuk e meritoj të jetoj. I vrava me qëllim, sepse nuk jam aq e mirë sa të kujdesem për ta”.

Ajo ka shkruar gjithashtu: “Unë jam një person i keq i tmerrshëm” dhe me shkronja të mëdha “UNË JAM E KEQE, UNË JAM FAJTORE”.

Nuk pati asnjë reagim nga Letby teksa u lexua rrëfimi i saj i supozuar. Identiteti i fëmijëve dhe i familjeve të tyre nuk është bërë publik. Ata janë identifikuar si fëmijët A deri në Q. Njëri, “fëmija P, ishte një nga dy trenjakët që prokuroria pretendon se u vranë nga Letby. Vëllai i tyre mbijetoi pasi ishte në një dhomë tjetër. /abcnews.al/

Lexo me shume