Akuzohet se zhvati miliona euro përmes mashtrimit, i riu kinez do të ekstradohet drejt Kinës

Gjykata e Tiranës ka vendosur ekstradimin drejt Kinës të shtetasit kinez,  Liangbin Chen, i cili akuzohet për mashtrim të miliona eurove.

Vendimi:

“Lejimin e ekstradimit të shtetasit L. Ch. në Republikën Popullore të Kinës për efekt t& zbatimit të vendimit penal r. DG (X)

BZ (2022) 00055, date 20.05.2022, të Gjykatës Deging, të Provincës Zhejiang/Kine.

Rrëzimin e kërkesës për revokimin e masës së sigurimit “arrest në shtëpi” të dhënë ndaj shtetasit L. Ch.

Nië kopje e këtij vendimi t’i komunikohet Ministrisë së Drejtësisë së Republikës së Shqipërisë dhe Ambasadës në Republikën Popullore të Kinës.

Kundër këtij vendimi lejohet ankim në Gjykatën e Apelit Tiranë brenda 10 ditëve.”

Liangbin Chen, me profesion programues kompjuterik rezultonte në kërkim ndërkombëtar dhe akuzohej për “Mashtrim me pasoja të rënda”. Ai u arrestua në aeroportin e Rinasit rreth orës 14:00 të datës 11 korrik të këtij viti gjatë kontrolleve të pasagjerëve të linjës ajrore “Air Albania”, në fluturimin Londër-Tiranë.

Shtetasi kinez u arrestua për qëllime ekstradimi për arsye të masës së sigurimit “arrest në burg”, lëshuar nga autoritetet kineze pasi ai njihet si kreu i një grupi kriminal që ka realizuar grabitjen me mashtrim me vlerë rreth 145 milionë euro.

 

/Abcnews.al/

 

Lexo me shume