Aldo Morning Show – Emisioni 18 Tetor 2022

Sot në “Aldo Morning Show “
Informacionet e mëngjesit në dy rubrika.
Temperaturat e ditës së sotme dhe ditëve në vijim.

Ngjarjet e ditës sipas kalendarit të datës 18 Tetor 2022.

Rubrika “Bota me Rrota”.

Tema : A ja vlen të shkelësh ligjin për një mik apo të afërm?
Pjesë e këtij diskutimi ishin Flutura Açka dhe Gent Zenelaj.
Tema ngjalli diskutime të ndryshme nga qytetare që u bënë pjese në Video Call.

#aldomorningshow

#aldolipe

#albanacaushaj

#megilatifi

#gentianzenelaj

#fluturaacka

Flutura Açka: Më thonin të ndërhyja në mësues e profesorë për të marrë notën

Shkrimtarja Flutura Açka foli pa doreza gjatë telefonatës së saj në programin “Aldo Morning Show” në Tv Klan.  Favoret apo nderet janë pjesë e së përditshmes, por a mund të shkojë njeriu aq larg sa të thyejë edhe ligjin për të ndihmuar dikë?

Vetë shkrimtarja thotë se i ka evituar këto biseda sepse e ka bërë të qartë qëndrimin e saj që në fillim. Megjithatë, kjo nuk e ka lënë jashtë rasteve absurde kur është përballur me kërkesa të tilla.

Aldo: Në rrethin tënd, ka persona që nuk  të flasin vetëm sepse ti s’i ke bërë nja favor,  një nder?

Flutura Açka: Jo, iu është krijuar përshtypja edhe gjatë fushatës që kam pasur, kështu ka qenë, kështu është ndërtuar, ju thashë është mentalitet, kështu është ndërtuar. Unë mbaj mend edhe gjatë fushatës, vinin njerëz më thonin mua të ndërhyja në mësues, profesorë për të marrë notën. Kjo ishte një gjë absurde, thosha po si mund të bëjmë Shqipërinë ne kur ne duhet të ndërhyjmë te mësuesit, te profesorët?

Si  mund ta bëj unë e para të ndërhyj te profesori dhe si mund të jem unë shembull kur vetë ky,  militanti ose njeriu im i afërt, si do të krijojë për mua ky një lloj bindje që unë mund të bëj ndonjë gjë, ndonjë ndryshim nëse unë e para e prish, e shkatërroj këtë terren delikat që duhet të ndërtoj. Kështu që kam qenë pothuajse e prerë në këtë pikë, jo të ndërhyj në provime, por edhe në gjëra që nuk dëmtojnë. Jo, ndoshta është natyra ime, ndoshta kjo nuk më bën edhe aq shumë shqiptare.

Aldo: A i ke marrë përsipër kostot e gjithë kësaj?

Flutura Açka: I kam marrë përsipër kostot sepse identiteti im personal është shumë më i shenjtë se çdo lloj… edhe shiko, nuk kam rënë kurrë në të tilla gracka, kështu që nuk kam pasur asnjë shqetësim, asnjë vuajtje në  këtë pikë sepse që në krye  e kam vendosur, por kam dëgjuar shumë e dëgjoj shumë dhe me keqardhje të madhe e them që ne kemi ndërtuar një shtet me shtylla kaq të brishta dhe që na shemben çdo ditë përpara syve, e kemi parë, nepotizmi.Vetë shteti, mënyra nepotike në të cilën është ndërtuar shteti, është pikërisht ky mentalitet që ka ndërtuar shtetin tonë.

Aldo: Kur shet votën dymijë lekë ç’pret?

Flutura Açka: Janë prishur disa balanca që kanë lidhje me principet edhe humane, nuk po flas për principe politike, nuk po flas për ato sociale, po flas për ato personale, të njeriut, janë tkurrur, janë rrënuar principet bazë njerëzore.

Gent Zenelaj: Do e shkelja ligjin, për një njeri të afërt bën dhe burg

Aktori Gentian Zenelaj, telefonoi sot në “Aldo Morning Show” në Tv Klan për të ndarë këndvështrimin e tij të sinqertë, pa filtra mbi favoret ndaj të afërmve, të cilat mund të shkojnë deri në pikën e shkeljes së ligjit. Pa asnjë rezervë, Genti tha se për dikë të afërt bën edhe burg nëse është nevoja.

Gentian Zenelaj: O Aldo, po për një njeri të afërt, shumë të afërt, bën edhe burg o burrë, kështu që unë kam përshtypjen që po, absolutisht, unë po njëherë. Për një njeri shumë të afërt, pa diskutim që po. Sepse ndoshta po ta them me qasjen e Shqipërisë, kupton, ku nuk është se ligjet janë …

Aldo: Jo, ligji është në rregull.

Gentian Zenelaj: Nëse ka të bëjë me shtetin,  ky i afërmi që do ishte në hall, s’do ishte në hall nëse shteti do funksiononte. Por nëse shteti s’funksionon, sigurisht që do ta shkelja ligjin për ta ndihmuar.

Aldo: Pra domethënë, merr përsipër edhe kostot e këtij komenti, mos harro.

Gentian Zenelaj: Unë e di që do plasin portalet tani.

Aldo: Është ajo shprehja “ça kujton se je ti?”

Albana Çaushaj: Kur dalin e thonë këta, imagjino ne të tjerët.

Gentian Zenelaj: Po them nëse është vëllai, nëse është motra, nëse është  prindi, nëse është djali apo… sigurisht. Sigurisht që njeriu kam përshtypjen që njeriu del pak nga jashtë kornizave të ligjit dhe vepron me puls, vepron me gjak kështu që le të jemi të sinqertë, kam përshtypjen të gjithë e bëjnë.

Sa i përket rasteve kur nuk ka mundur të ndihmojë dhe a i ka krijuar kjo probleme, Genti sqaron konkretisht situatat që e kanë vendosur në të tilla pozita.

Gentian Zenelaj: Të them të drejtën po, ka raste ku familja ose farefis kërkojnë një ndihmë e cila nuk jepet dot, kërkojnë një hall ta zgjidhin por nuk jepet dot dhe sigurisht mërziten sepse ju e dini shumë mirë se si funksionon. Kërkojnë që të bëhet një temë, po marr shembull te emisioni “Stop”,  mirëpo  ajo temë nuk bëhet sepse nuk ka fakte, nuk ka gjëra dhe sigurisht që ka hatërmbetje, por që ndoshta me kalimin e kohës e mirëkuptojnë edhe…

“E shkel ligjin përditë, marr punëtorë në të zezë”, telefonuesi nga Anglia: Është një ndihmë

Altini, një telefonues nga Anglia në “Aldo Morning Show” në Tv Klan thotë se shkelja e ligjit për të ndihmuar dikë është pjesë e jetës së tij të përditshme. Qytetari shprehet se ai zotëron një kompani në të cilën punëson njerëz pa  dokumentacionin e nevojshëm, njësoj siç është vepruar edhe me të 10 vite më parë, për të punuar.

Altin: Do e kisha bërë. Unë e bëj përditë sepse kam një kompani timen ku punoj dhe marr puëntorë në të zezë, shkelje e ligjit është që merr punëtorë në të zezë.

Aldo: Vërtet? Domethënë ti kështu ke filluar vetë, duke punuar në të zezë?

Altin: Unë, kur kam ardhur këtu, para 10 vitesh kështu kam filluar. Edhe nga duke u ndihmuar diku duhet ta ndihmosh dikë, është një ndihmë. Ligjin e thyejnë qeveritarët, e thyen shteti vetë, ato që drejtojnë janë duke e thyer ligjin, jo vetëm në Angli, por në të gjithë botën.

Aldo: Edhe në Angli  shkelin ligjin?

Altin: Edhe këtu shkelet ligji.

Aldo: Kush e ka shkelur ligjin aty mor burrë?

Altin: Të gjithë e shkelin.

“Polici në Gjermani na ndali pa patentë shoferi”, Shefkati: Ishim azilkërkues, i mbylli sytë dhe…

Shefkati, një qytetar nga Kosova që jeton prej vitesh në Gjermani, tha në “Aldo Morning Show” në Tv Klan se për të ndihmuar dikë qoftë edhe duke shkelur ligjin, do të bënte çmos. Madje, do të përpiqej aq shumë sa nëse do ishte e mundur do ta ndryshonte edhe ligjin. Ai tregon një episod kur  e ka shkelur ligjin në fillimet e tij në Gjermani, por nuk u përball me pasojat sepse pati një thyerje të tij  nga ana e organeve ligjzbatuese.

Shefkat: Unë desha ta lidh se jetoj këtu në Gjermani prej 30 vjetësh dhe pata një rast, na zuri policia pa patentë shoferi. Faktikisht, unë kisha patentë shoferi, por shoku im e voziste makinën pa patentë shoferi. Na ndalën, makina ishte në emër të babait tim dhe tashmë të gjitha dënimet do vendoseshin në emër të babait. Bëmë një marrëveshje që të shkonim të takoheshim me policin në zyrat e tyre.

Iu lutëm aq shumë sa po të na vijnë letrat, ne ishim azilkërkues këtu dhe po të na vinin letrat, do ta ngarkonin babain tim me diçka tjetër ekstra, “a ka mundësi ta përfundojmë këtu se ju premtoj juve që nuk do të ndodhë më kjo?” Polici i mbylli sytë dhe mbylli procesin dhe kurrë njëherë nuk dëgjova më prej tij. Erdha në përfundimin se po deshi polici të jetë i kujdesshëm, i vëmendshëm dhe bindës, do ta mbyllë problemin aty për aty dhe kështu që nuk ndodhi kurrgjë tjetër, mbaroi ajo puna në zyrë dhe t’ju tregoj se ndonjëherë ia vlen ta shkelësh ligjin.

Aldo: Nëse ai polic do të kërkonte ty një favor duke shkelur ligjin, ti do e bëje?

Shefkat: E bëj./tvklan.al

Lexo me shume