Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK_663a325e13f15.jpeg

Alimehmeti: Veliajt i çuan 3 fletëthirrje, tani thotë se shkoi me këmbët e veta në SPAK

Ndonëse Veliaj përsëriti disa herë se kishte shkuar vet sot në SPAK, anëtari i Këshillit Bashkiak, Ilir Alimehmeti ka deklaruar nga protesta e opozitës deklaroi krejt të kundërtën. Ai tha se kryebashkiaku Veliaj ka marrë 3 fletë-thirrje nga SPAK.
Ai përgënjeshtroi Veliajn duke thënë se ky i fundit nuk ka shkuar me këmbët e veta, por ka marrë 3 thirrje nga prokuroria e posaçme.
“Tani i quan bashkëpunëtorë, me kë, me ata që u arrestuan, apo me ata që i arrestuan. Erion Veliajt i iku truri kur iu vu sekuestro inceneratorit, edhe pse aty s’ka asgjë. I arrestuan Taulant Tushen, në mars i arrestuan live drejtorët e tjerë. Ku po fshihej ai? Ai kampioni i debateve që nuk doli njëherë në debat me Këlliçin. Ai që i çojnë 3 fletëthirrje dhe thotë shkova me këmbët e mia. Po normal se do të tërhiqnin ata përndryshe. Ai që nuk guxon të flasë në këshill kur ia kërkojnë 3 forca të ndryshme politike. Ai guxon vetëm me këta njerëzit me maska, që kanë frikë, pas këtyre dyerve me zinxhir”, u shpreh ai.

Burimi