Alizoti: Shqipëria nuk ka asnjë element që të jesh krenar_6642519163958.png

Alizoti: Shqipëria nuk ka asnjë element që të jesh krenar

Deputeti Tomorr Alizoti në një takim me demokratët në qytetin e Durrësit u shpreh se vendy ynë nuk përmban asnjë element që populli të ndihet krenar.
Ai tregoi se raportet e vendeve të huaja e krahasojnë Shqipërinë me vende në kohë lufte, siç është Siria.
“Sot elementi më i rrezikshëm në shoqërinë shqiptare është folklori kombëtar, që këndoni, tundni flamuret dhe në fund ikni nga Shqipëria dhe lani Europën. Shërbejini Europës, lani pleqtë e Europës dhe lini pleqtë tuaj, rrini pa bukë në Shqipëri dhe hani një çapë bukë jashtë. Kjo është Shqipëria. Nuk ka asnjë element me qën krenar. Shqipëria sot ka shifra të bazuara nga zyrat e të huajve që krahasohet me sirianët, me popujt që janë në luftë, me popujt që vriten dhe priten”, tha Alizoti.

Burimi