Allegri: Grumbullimi jo dënim, na pret një derbi i vështirë ndaj Torinos

Pas turpërimit në Champions League, Juventus do të rikthehet në kampionat me një ndeshje të vështirë, derbin ndaj Torinos, që do të luhet të shtunën në orën 18:00. Bardhezinjtë nuk kanë fituar jashtë shtëpisë. Trajneri Allegri e ka cilësuar si një duel të vështirë, ndërkohë që mohoi se ka mosmarrëveshje me lojtarët.

“Presidenti na ka dhënë përgjegjësitë mua bashkë më ekipin. Ne duhet të jemi edhe më të bashkuar se më parë me ekipin, drejtuesit dhe tifozët. Për të dalë prej kësaj situate duhet t’i mbajmë gjërat sa më të thjeshta dhe të rregullta.

Derbi është një përballje e fortë e cila ndjehet nga të dyja palët e ku gjërat do të jenë të vështira. Do të duhet të qëndrojmë të fortë dhe të punojmë si skuadër të përpiqemi të marrim një rezultat pozitiv të shtunën.

Unë nuk flas me ekipin? Këto janë thashetheme të pabaza, unë flas çdo ditë me ekipin. Grumbullimi nuk ishte një ndëshkim për të qenë bashkë dhe për të kryer stërvitje të dyfishtë.

Kam folur me ekipin pas mbërritjes dhe u thashë se mund të shkonin në shtëpi, djemtë nuk kanë kërkuar kurrë të mos grumbullohen. Ne e dimë situatën jo të mirë në të cilën ndodhemi dhe jemi të fokusuar të dalim sa më shpejtë.

Jemi kthyer të mërkurën në mbrëmje në orën gjashtë ku kishim stërvitje në mbrëmje. Të nesërmen në orën dhjetë të mëngjesit ishim sërish në fushë. Normalisht një ndeshje nuk mjafton për të dalë nga kriza, por duhet të mundohemi të arrijmë më shumë rezultate”, deklaroi Allegri.

Lexo me shume