Allegri: Juventusi ka bërë një hap drejt daljes nga kriza

Trajneri i Juventusit, Massimiliano Allegri ka komentuar fitoren e skuadrës së tij në derbin e Torinos (1:0).

Golin e vetëm në ndeshjen kundër Torinos e shënoi Dushan Vlahovic në minutën e 74-të.

“Sot djemtë treguan se janë në gjendje të jenë një ekip i ngushtë. Kemi vepruar në mënyrë të organizuar, kemi kontrolluar lojën, kemi goditur shumë në portë. Jam shumë i kënaqur, veçanërisht duke pasur parasysh faktin që kjo është fitorja jonë e parë jashtë fushe këtë sezon. Ne nuk kemi mundur të shënojmë jashtë në tre ndeshjet e fundit dhe sot duhet të tregojmë karakter.

Ne kemi bërë një hap të vogël drejt daljes nga situata e vështirë në të cilën ndodhemi. Nuk kam asnjë dyshim se herët a vonë do ta arrijmë qëllimin tonë, duhet të vazhdojmë në të njëjtën frymë”, tha timonieri i Bianconerëve për DAZN në një intervistë. /G.D abcnews.al/

Lexo me shume