Alpinistja shqiptare tenton të ngjitet në majën Dhaulagiri: Nuk kam bërë as muaji mjalti

Maja Dhaulagiri është maja e 7 më e larta në botë, me 8167 metër lartësi mbidetare. Gjendet në masivin e Himalajave. Ngjitjet në këtë maja bëhen përgjatë dy sezonave, pranverë dhe vjeshtë.

Alpinistja nga Kosova, Uta Ibrahimi e ka sfiduar këtë majë, duke tentuar të ngjitet pavarësisht vështirësive të mëdha.

Në një lidhje me Skype për “ABC e Mëngjesit”, ajo ka ndarë emocionet e kësaj eksperience dhe reflektimin që ka pasur teksa ngjitej në majën e lartë.

Paraprakisht kuptojmë sezonin më të përshtatshëm që është më e mirë për tu ngjitur në maja. Në këtë rast ishin dy sezone pranvera dhe vjeshta, pasi varet kur ka më shumë reshje apo borë. Ka alpinistë që vendosin se kur duhet të shkojnë.

Secila histori e Himalajeve ka diçka të veçantë. Kjo pasur që kur nuk arrin t’ja dalësh, reflekton diçka rreth vetes. Tërë kohën mundohesh të gjesh arsyen pse nuk arrite deri në maj. Ishte borë dhe shi, edhe ne na duhej 2 ditë për të mbërritur dhe për t’u kthyer”, tha Uta.

Më tej, ajo foli dhe për martesën e saj, që ka vetëm pak kohë që e ka realizuar, duke u shprehur se nuk e ka bërë akoma muajin e mjaltit. Uta ka shpjeguar se edhe bashkëshorti i saj është alpinist dhe kjo ka bërë që të jenë larg njëri-tjetrit.

“Nuk kemi pasur kohë të bëjmë akoma muajin e mjaltit, se kemi pasur punë. Unë kam pasur edhe projektin e Himalajave dhe kështu nuk kemi shkuar”, shtoi ajo./abcnews.al

Lexo me shume