Ambasadori i Maqedonisë së Veriut në Korçë, flet për fenomenin e pasaportave bullgare të minoritetit maqedonas

Ambasadori i Maqedonisë së Veriut, Danco Markovski ishte këtë të enjte në Korçë, ku goli për çështje që janë në interes të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Ai foli për fenomenin me pasaportat bullgare që merr minoriteti maqedonas, për të shkalur më pas në drejtim të vendeve të BE-së.

“E drejtë e çdo qytetari është të marrë pasaportë gjermane, angleze të çdo shteti europian dhe kjo në botë njihet. Në Shqipëri ka mbi 600 mijë shtetas shqiptarë që jetojnë në Greqi , në Itali në Britani dhe në vende të tjera të Evropës dhe një pjesë e tyre kanë marrë pasaportat e këtyre vendeve. Maqedonia si dhe Shqipëria e njohin dyshtetësi dhe treshtetësi. Ne jemi të bindur që censusi i ardhshëm që do të realizohet vitin që vjen do të mbahet sipas çdo standardi europian. Çdo njeri ka të drejtën e tij dhe si çdo jetë pyetja e formularit”, tha ambasadori i Maqedonisë së Veriut.

Marovski komentoi ndikimi i ekonomisë së ulët për marrjen e pasaportave bullgare, teksa tha se qëndrimi i MV është që të ketë marrëdhënie të mira me të gjithë fqinjët.
“Po patjetër, sigurisht. Pasaporta bullgare dihet që marrin edhe shtetas maqedonas edhe në Serb por në Maqedoni marrin edhe shtetas shqiptarë pasaporta bullgarë. Nuk është e imja ta komentoj. Çdo shtet merr vendimet e veta dhe përgjegjësitë e veta. Qëndrimi jonë është të kemi marrëdhënie të mira me gjithë fqinjët tanë, në të gjitha fushat ku kemi interes të përbashkët”, u shpreh ambasadori.

Me tej ambasadori foli për nismën e Ballkanit të Hapur, ku tha se sheh hapa pozitive nga ana e MV.

“Ne shikojmë dhe kemi hapa pozitiv nga marrëveshjet e nënshkruara. Përpara 3 ditëve u ra dakort për nënshkrimin e marrëveshjes së njohjes së diplomave në nivel të Open Balkan. Midis Maqedonisë së Veriut dhe Shqipërisë ka mbi 10 vite që ne kemi marrëveshje për njohje reciproke të diplomave. Në punën tonë të përditshme në ambasadë vijnë çdo ditë kërkesa për njohjen e diplomave të studentëve që kanë mbaruar universitetin në Shqipëri. Së pari pasaporta nuk do ketë edhe tani nuk ka pasaporta , lëvizja bëhet me karta identiteti”, tha ambasadori./abcnews.al/

Lexo me shume