Ambasadorja e BE dorëzon progres raportin në Tiranë: Do të jeni në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm

Ambasadorja e BE në Tiranë Christiane Hohmann i dorëzoi sot progres raportin e KE-së, zv/kryeministres Belinda Balluku. Ndërsa bëri një prezantim të shkurtër të tij, ambasadorja Hohmann vuri theksin në vijimin e reformave në vend.

“Lufta në Ukrainë ka afruar më shumë BE-në me Ballkanin. Kjo situatë ka vendosur zgjerimin në krye të axhendës. Cështja themelore që dua të theksoj është se Shqipëria ka mbajtur një orientim shumë të qartë, i është përmbajtur historikut të saj në përputhje me politikën e jashtme, përfshi sanksionet e Rusisë. Ka luajtur rol të rëndësishëm në KS të OKB.
Cështja e dytë që dua të theksoj, jemi në një fazë të re të procesit drejt BE. Komisioni lëvizi duke filluar procesin e analizimit të legjislacionit. Raporti I këtij viti është me rëndësi të vecantë, ofron një vlerësim të vecantë ofron hapat e duhur për reformat që duhet të ndjekë Shqipëria. Shqipëria është pjesë e ligës së parë, por do të thotë se do të jeni në monitorim gjithnjë e më të imtësishëm dhe do t’ju duhet një lider ship i fortë.

Në përgjithësi vlerësimi i raportit është se Shqipëria ka vijuar të ketë në fokus vijimin e reformave. Raporti tregon edhe ndryshimet e fundit në BE dhe I bën thirrje qeverisë të fokusohet në avancimin e reformave së bashku me opozitën.
Vijimi i reformës ka vijuar, vettingu po ashtu ka dhënë progres. Në raport flitet edhe për fusha kyce. Shqipëria ka patur ecuri edhe në luftën kundërr korrupsionit. Duhet të vijojnë reformat për sundimin e ligjit, lipset zhvillimi I një bilanci të fortë.
Një fushë që ngrihet shqetësim është liria e fjalës. Bëhet thirrje për përpjekje më të forta për konsolidimin e të drejtave të pronësisë. Disa pr/ligje janë ende për tu miratuar. Sa i përket kritereve ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë. Delegacioni I BE do të vijojë në mbështetjen e vet në këtë detyrë. Dhe presion bashkëpunim me qeverinë por edhe me institucionet e tjera kyce.” u shpreh ajo.

Top ChannelLexo me shume