Ambasadorja e BE-së i dorëzon Ballukut raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë: Liria e fjalës shqetësim serioz

Ambasadorja e BE-së në Shqipëri, Christiane Hohmann, i dorëzoi sot Zv.kryeministres Belinda Balluku raportin e Komisionit Europian për Shqipërinë.

Në një konferencë të përbashkët me Belinda Ballukun, ambasadorja renditi pikat kryesore të raportit për Shqipërinë.

Ajo pohoi se vendi ynë ka bërë ecuri pozitive për sa i përket luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar.

Megjithatë BE shprehet e shqetësuar për lirinë e fjalës në Shqipëri, pasi ambasadorja tha se raporti ngre shqetësim për lirinë e fjalës dhe se pavarësia e medias pengohet nga bizneset politke.

Raporti shpreh keqardhje për atmosferën e akteve të frikësimit të gazetarëve.

“KiE miratoi raportet vjetore të paketës së zgjerimit për vendet që duan të anëtarësohen në BE. Po ua dorëzoj. Të hënën do prezantojmë gjetjet e raportit. Realiteti I ri gjeopolitik, lufta në Ukrainë, i ka afruar më shumë BE-në dhe shtetet e Ballkanit Perëndimor. Lufta ka treguar se perspektiva për në BE është spirance e fortë për paqe dhe begati. Shqipëria ka mbajtur orientim të qartë si partnere e besueshme e BE. Shqipëria i është përmbajtur me 100% politikave të BE-së. Jemi në fazë të re për procesin e anëtarësimit të Shqipërisë në BE. Raporti i këtij viti ofron vlerësim të drejtë të situatës në të cilin ndodhet vendi, ofron dhe udhëzime. Shqipëria pjesë e ligës së parë, Shqipëria do të jetë në monitorim gjithnjë e më të rëndësishëm. Vlerësimi i raportit Shqipëria ka në fokus axhendat e reformave të BE-së. Vijimi i reformës në drejtësi dhe procesi i vetingut ka vazhduar. Shqipëria ka patur ecuri dhe në luftën kundër korrupsionit, dhe luftën kundër krimit të organizuar, ka sjellë rezultate të prekshme, të vazhdojnë reformat për ecurinë e sundimit të ligjit. Raporti ngre shqetësim për lirinë e fjalës, pavarësia e medias pengohet nga bizneset politikë. Raporti shpreh keqardhje për atmosferën e akteve të frikësimit të gazetarëve. Kriteret ekonomike, ekonomia shqiptare ka treguar rezistencë”, tha ambasadorja.

Lexo me shume