Ancelotti: Fituam falë ndërrimeve, Benzema do jetë “zjarr” në fazën e dytë

Reali i Madridit vijon të mos ketë rivalë në La Liga. Kampionët fituan 3-1 ndaj Sevillas në “Santiago Bernabeu”, përballje ku nuk kishin të gatshëm kapitenin Karim Benzema.

Luka Modric, Lucas Vasquez dhe Federico Valverde (eurogol) i dhuruan Realit fitoren e dhjetë në kampionat me golat e tyre, teksa Carlo Ancelotti vlerësoi performancën e djemve të tij në duelin aspak të lehtë ndaj ekipit andaluzian.

 

Trajneri italian kreu një zëvendësim të trefishtë 13 minuta përpara fundit. Ndeshja ishte në barazim 1-1 dhe ndryshimet e Ancelotti sollën efekt pozitiv, pasi Reali realizoi dy gola të tjerë pak çaste më vonë.

Zëvendësimet e sollën energji ekipit. Më pëlqeu reagimi, grupi ynë i lojtarëve është i shëndetshëm, pasi edhe ata që luajnë më pak japin gjithçka nga vetja në momentin që futen në fushë”.

 

Më pas një koment për Benzema. Topi i Artë 2022 ka lodhje muskulore dhe do të mungojë edhe në duelin e mesjavës ndaj Leipzigut në Champions League.

Karim është një futbollist thelbësor për ekipin tonë, sidomos në gjysmën e dytë të sezonit”, deklaroi trajneri i Realit duke motivuar kapitenin dhe goleadorin e tij.

Lexo me shume