Analisti Andi Bushati theksoi se për momentin e shikon të pamundur bashkimin e Partisë Demokratike.
Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, theksoi se në politikë nuk mund të ulesh pa kushte.
‘Bashkimi i PD për momentin duket mision i pamundur. Çelësin e gjej te kjo pa kusht. Nuk mund të ulesh në politikë pa kushte. Unë nuk do pranoja kurrë të negocioja me një grup që mban një gjë që i shërben Edi Ramës. Secila palë në politikë, kur shkon në bisedime shkon me kushte të caktuara”- deklaroi ai.
Pas mbledhjes me grupin e PD, deputeti demokrat, Enkelejd Alibeaj deklaroi se partia duhet të dalë me një kandidat të vetëm, për çdo bashki në zgjedhjet e ardhshme vendore.
Më herët gjatë ditës së sotme, Gazment Bardhi dhe Edi Paloka qëndruan në takim kokë më kokë për rreth 90 minuta në një nga lokalet e Tiranës.
Pas takimit, të dy refuzuan të jepnin detaje rreth asaj që kishin biseduar, por deklaruan se do të ketë një takim të dytë.
br> br>Lexo me shume